‘15 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike’/ Berisha: Ftoj çdo student të ngrihet në këtë kryengritje paqësore

‘15 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike’/ Berisha: Ftoj çdo student të ngrihet në këtë kryengritje paqësore

14:07, 28/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha u bëri thirrje studentëve shqiptarë të bashkohen në kryengritjen paqësore kundër qeverisë, pas denoncimeve për vonesa në bursat dhe ndihmën ekonomike.

Një studente e vitit të dytë ngriti shqetësimin se prej muajit tetor nuk janë shpërndarë bursat, ndërsa ndihma ekonomike prej 15 mijë lekësh të vjetra është e pamjaftueshme për të përballuar qiranë dhe rritjen e kostove të jetesës.

Berisha deklaroi se qeveria ka humbur legjitimitetin për të qëndruar në pushtet dhe theksoi se një lëvizje e fuqishme e të rinjve, në bashkëpunim me opozitën, do të jetë vendimtare për ndryshimin e situatës në vend.

Deklarata e plotë:

Ana: Jam studente në vit të dytë të fakultetit. Kam filluar që në tetor, sot është shkurt, akoma lekët e bursave nuk janë ndarë. Marrim 15 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, qira për një garsionere që është 400 euro. Si do të bëhet halli ynë? Rrugët janë copë-copë, nga 700 që paguaja për Korçë, është bërë 10 mijë lekë të vjetra. Si do të bëhet halli me këtë qeveri hajdute, imorale dhe të papërgjegjshme?

Sali Berisha: Të falënderoj shumë dhe u përshëndes ju dhe të gjithë studentët. E vërteta është se kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet për të qenë qoftë edhe një orë në qeveri dhe e vetmja rrugë është të bashkohemi të gjithë, të rinj, studentë, të bashkohemi t’i japim duart kësaj kalbësire që po kundërmon sot në Shqipëri, në rajon, në Europë dhe në botë.
Shpëtimtare për kombin do të jetë një lëvizje e fuqishme e të rinjve së bashku me opozitën.
Energjia, guximi i të rinjve kanë ndarë epokat dhe kanë bërë historinë e këtij vendi.
Ndaj dhe uroj dhe ftoj çdo student në interesin më të mirë të tij, të familjes së tij dhe të ardhmes së tij, të ngrihet në këtë kryengritje paqësore në këtë mision të madh për të shpëtuar Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco