Ngujimi në bulevard/ Berisha: Nuk mund të them nëse do ndodhë sot, por rruga e sigurt është kryengritja paqësore e vazhdueshme

14:05, 28/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri opozitar Sali Berisha komentoi mbi protestat e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë në Bulevardin e Tiranës, duke theksuar se rruga e sigurt për të arritur ndryshimin është kryengritja paqësore e vazhdueshme.

Ai u shpreh se nuk mund të garantojë nëse sot do të ndodhin bllokime të bulevardit, por qëndresa dhe mobilizimi i qytetarëve do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve mbi zgjerimin e protestave në qytetet e tjera, Berisha deklaroi se taktika e opozitës është që të përqendrohen në Tiranë, megjithatë mund të ketë zhvillime edhe në qytete të tjera në varësi të situatës.

Deklarata për media:

Erion Çako: Përshëndetje Doktor, përse protestat nuk po përhapen edhe në qytetet e tjera?

Sali Berisha: Është taktika jonë, të falënderoj për pyetjen.
Ne besojmë se duhet të jenë të përqendruara në Tiranë, por edhe mund të përhapen, por kjo ka qenë taktika jonë.

Petrit Matija: Doktor përshëndetje, sot është protesta e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, a mendoni që sot të mos largohemi më nga bulevardi pa larguar Ramaduron?

Sali Berisha: Kërkesa dhe propozimi juaj është absolutisht i drejtë dhe ajo do ndodhë.
Por nuk mund të them se do ndodhë sot.
Por rruga e vetme e sigurt është kryengritja paqësore e vazhdueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco