Në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, lideri opozitar Sali Berisha deklaroi se kushti i të gjitha kushteve që shqiptarët të ndjejnë një ndryshim real dhe të merituar është largimi i Edi Ramës nga pushteti.
Ai shtoi se Partia Demokratike ka platformën e gatshme për të dhënë përgjigje ndaj sfidave ekonomike, sociale dhe politike, dhe se do të nisë ta shpalosë me seriozitetin më të madh, duke synuar një qeveri teknike që të mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ta kthyer Shqipërinë në një vend normal për të jetuar.
Deklarata e plotë:
Vis Bejleri: Doktor, a mendon se ka ardhur koha që PD të nxjerrë një platformë si do dalim nga një situatë ekonomike, sociale dhe politike, e kombinuar kjo me qeverinë teknike për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ta bëjmë Shqipërinë vend normal për të jetuar?
Sali Berisha: PD e ka të gatshme platformën dhe do nisë ta shpalosë me seriozitetin më të madh për t’u dhënë përgjigje të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët.
Por, kushti i të gjitha kushteve që shqiptarët të ndjejnë një ndryshim që meritojnë është largimi i Edi Ramës
© SYRI.net