Lideri opozitar Sali Berisha, komentoi sot sulmet e forcave ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër rezidencave dhe qendrave të udhëheqësve të regjimit të ajatollahëve në Iran.
Berisha u shpreh se është momenti që regjimi diktatorial iranian të marrë ndëshkimin e merituar, duke vënë në dukje se ky regjim ka vrarë të rinj dhe të reja, qytetarë të vet, më shumë se çdo regjim tjetër në kohën e sotme.
Lideri i opozitës theksoi se veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli janë një përgjigje e drejtë ndaj shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga autoritetet iraniane.
Deklarata e plotë:
Ndërkohë sot në mëngjes, agjencitë e lajmeve njoftuan se forcat ajrore të Izraelit dhe të SHBA kanë bombarduar rezidencat dhe qendrat e udhëheqësve diktatoriale teokratikë të ajatollahëve të Iranit.
Le të urojmë që kenë marrë përgjigjen e merituar pasi ky regjim ka vrarë të rinj dhe të reja, qytetarë të vet, më shumë se çdo regjim i kohës së sotme.
Le të urojmë që të marrin ndëshkimin e merituar sepse prej kohësh e kanë merituar një ndëshkim të tillë
© SYRI.net