Largimi i Belinda Ballukut nga qeveria nuk ishte një akt përgjegjësie, por një lëvizje e bërë nga frika dhe presioni. Ky është qëndrimi i anëtarit të kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, i cili u shpreh se protestat e opozitës do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, si Rama ashtu edhe Balluku janë “pengje të korrupsionit”, ndërsa faktori ndërkombëtar tashmë po reagon ndaj degradimit të qeverisjes në Shqipëri.
Në intervistën e dhënë në Syri Tv në edicionin e mesditës, Muçollari tha se kryeministri nuk e “sakrifikoi” Ballukun, por u detyrua të vepronte për shkak të presionit të shumëfishtë: atij nga opozita dhe protestat qytetare, nga ndërkombëtarët, si dhe nga frika e veprimit të drejtësisë. “As Rama nuk është peng i Belindës, po as Belinda peng i Ramës. Të dy dhe të gjithë bashkë janë peng të korrupsionit,” tha ai, duke e cilësuar fjalimin e Ramës para grupit socialist si një dëshmi të frikës së madhe.
Sipas Muçollarit, protestat e vazhdueshme kanë arritur të tërheqin vëmendjen e mediave dhe institucioneve europiane. Asnëtari i kryesisë së PD, rikonfirmoi qëllimin final të aksionit opozitar.
Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protesta, të cilat sipas tij nuk do të ndalen. “Protestat do të kenë skenare nga më të ndryshmet derisa të arrihet qëllimi kryesor: largimi i Edi Ramës, një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme,” përfundoi ai.
Rama nuk mundi dot këtë radhë të bëjë as kurban. Domethënë, në këtë situatë, mes frikës që ka nga Belinda dhe nga grupi i saj, në një mënyrë apo një tjetër, por dhe ndërkohë mes presionit ndërkombëtar dhe presionit të opozitës, por ndër një tjetër mënyrë dhe reagimit të drejtësisë. Ai ishte në kushte që duhet të merrte një lëvizje dhe ka marrë një lëvizje të beftë që, ë, në një mënyrë apo një tjetër, dëshmon që as Rama nuk është peng i Belindës, po as Belinda peng i Ramës. Të dy dhe të gjithë bashkë janë peng të korrupsionit. Peng të aferave korruptive.
Dhe i gjithë ky reagim, i gjithë ai fjalim i gjatë përpara deputetëve të Partisë Socialiste, nuk dëshmoi asgjë tjetër përveçse kësaj. Është një frikë e madhe për reagimin opozitar, reagimin qytetar, reagimin të institucioneve të Bashkimit Europian, reagimin të institucioneve të drejtësisë. Se sikur më parë, këtë radhë duket sikur moti favorizon aponë mënyrë simbolike, të gjithë faktorët që e përbëjnë motin politik duket sikur i japin fuqi qytetarëve dhe reagimit qytetar, reagimit të protestave.
Jo më kot mediat ndërkombëtare flasin për një reagim qytetar dhe ndaj korrupsionit qeveritar. Jo më kot, delegacionet të parlamentit europian kanë ardhur për të mbledhur fakte se çfarë po ndodh në Shqipëri. Jo më kot po dalin deklarata gjithmonë e më shumë të delegacioneve të Parlamentit Europian, të zyrtarëve të Bashkimit Europian që lidhen me keqqeverisjen, me korrupsionin, me një shtet që ku demokracia nuk funksionon. Në këtë kontekst, janë kushtet e favorshme që qytetarët të reagojnë, janë kushtet e favorshme që qytetarët t'i japin një mesazh të qartë ndaj pushtetit aktual, duke e larguar këtë radhë, por edhe ndaj pushtetit të ardhshëm. Është momenti për të rivendosur institucionin e reagimit qytetar kur vendi keqqeveriset, kur vendi trajtohet si pronë, kur pushtetari sillet si pushtues.
Dhe, në këtë kontekst, prandaj dhe në një mënyrë apo një tjetër, mundohet të deformohet informacioni, flitet për probleme, ne vazhdojmë, vazhdojmë flasim sot e kësaj dite se nganjëherë revoltohem. Fajin e ka shiu, fajin e ka moti, fajin e ka Saliu. Po mirë, ti maskara, s'ke faj ti? 13 vjet po qeveris dhe e ke kthyer vendin në vendin më të korruptuar në botë, sot që flasim. Një korrupsion sistemik, pjesë e gjithë sistemit. Dhe çfarë bën? Tani merr dhe disa drejtorë që janë pjesë e po këtij sistemi, i vendos ministra, që nuk janë aspak njerëz politikë, fiks si sulltan, si pushtues. Dhe atë që s'e ka bërë pushtuesit tanë, që s'e kanë bërë osmanët. Se Rruga e Egnatia është rrugë mijëra vjeçare. Dhe sot ajo po funksionon. Dikur lidhte Kostandinopojën me Romën.
© SYRI.net