Fundjava në Korçë, zakonisht e mbushur me lëvizje këtë herë solli një realitet krejt tjetër.
Qyteti, i njohur për vizitorët, shëtitjet dhe lokalet plot, u përball me rrugë të qeta dhe një atmosferë boshatisjeje.
Arsyeja është mbyllja e aksit Librazhd–Prrenjas, një nga rrugët më të rëndësishme që siguron lidhjen dhe fluksin e turistëve drejt juglindjes.
LEXO EDHE: '8 ditë izolim', gazetarja: Bllokohet Juglindja, qytetarët të detyruar të kalojnë nga Skrapari
Kjo ndërprerje ka kufizuar ndjeshëm qarkullimin, duke penguar ardhjen e vizitorëve.
Si pasojë, bizneset lokale përjetojnë një fundjavë të vështirë: tavolinat mbeten bosh, shërbimet reduktohen dhe të ardhurat bien.
Nëse situata vazhdon, pasojat mund të jenë edhe më të ndjeshme, ndaj kërkohen masa të shpejta për të rikthyer normalitetin dhe ritmin karakteristik të qytetit.
© SYRI.net