'Gjermania nuk pranon mbrojtjen me imunitet të Ballukut'/ Alizoti: Shkarkimet e ministrave? Brenda PS ka luftë të hapur!

'Gjermania nuk pranon mbrojtjen me imunitet të Ballukut'/ Alizoti: Shkarkimet e ministrave? Brenda PS ka luftë të hapur!

21:45, 27/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar valën e fundit të shkarkimeve në qeveri, përfshirë edhe largimin e Belinda Ballukut, ndaj së cilës SPAK ka kërkuar arrestimin.

Alizoti u ndal te reagimi ndërkombëtar, duke theksuar rolin e Gjermanisë në proceset që lidhen me Shqipërinë.

“Gjermania ka pasur një skepticizëm për Shqipërinë, por e ka mbështetur. Por kjo lloj vizite ka qenë radikale ndaj Ramës. Ata nuk mund ta pranojnë që të mos hiqet imuniteti për numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun”, u shpreh Alizoti.

Sipas tij, çështja e imunitetit të Ballukut përbën një provë serioze për qeverinë dhe për raportin e saj me partnerët ndërkombëtarë.

I pyetur për shkarkimin e ministrave Pirro Vengu dhe Elisa Spiropali, deputeti demokrat foli për tensione të brendshme në Partinë Socialiste.

“Brenda PS ka një luftë dhe është e dukshme. Iu drejtova një kolegu të PS në Parlament kur u miratua qeveria dhe i thashë: a ka mundësi nga të gjithë sa jeni ju të abstenojë dikush, sepse janë figura jo politike. Politika është të garojmë”, deklaroi Alizoti.

Sipas tij, lëvizjet e fundit në kabinet tregojnë jo vetëm presion të jashtëm, por edhe përçarje të brendshme brenda mazhorancës./News24

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco