Deputetja e PD-së, Denisa Vata ka denoncuar një tjetër dështim të qeverisjes së Edi Ramës në Mat.
Në postimin e saj në Facebook, Vata ka publikuar pamje nga një landfill ‘sanitar’ që Rama e inaguroi vetë, por sot ai është një venddepozitim i hapur, i shembur dhe jashtë çdo standardi teknik.
‘Mbetjet përzihen: urbane, inerte dhe të dyshuara spitalore. Nuk ka ndarje në burim. Nuk ka kompostim. Nuk ka trajtim të lëngjeve të ndotura. Nuk ka kushte minimale sigurie. Ky është deshtimi i qeverisë Rama në çdo nivel, një absurditet i paguar me paratë publike’, shkruan Vata.
Postimi i plotë:
Një tjetër dështim i qeverisë Rama në Mat .
Nje landfill “sanitar” që Rama e inauguroi vetë, sot është një venddepozitim i hapur, i shembur dhe jashtë çdo standardi teknik.
Bashkia Mat ka hequr koshat e mbeturinave, qytetarët janë të detyruar t’i nxjerrin mbeturinat jashtë oborrit, ku shpërndahen nga qentë derisa vjen makina e pastrimit për ti marr sipas orarit të përcaktuar.
Mbetjet përzihen: urbane, inerte dhe të dyshuara spitalore.
Nuk ka ndarje në burim.
Nuk ka kompostim.
Nuk ka trajtim të lëngjeve të ndotura.
Nuk ka kushte minimale sigurie.
Ky është deshtimi i qeverisë Rama në çdo nivel, një absurditet i paguar me paratë publike.
Për më shumë ndiqni videot.
© SYRI.net