Iriqi:- U zhgënjeve që të flaku Rama?
Elisa:- Ishte rrufe në qiell të pastër. Sa kisha mbaruar një punë të tij në Kosovë.
Iriqi:- Çfarë pune?
Elisa:- I thashë Kurtit që qeveria jonë, e Edit pra, do Vjosën si presidente. Është porosi e Ramës, i shtova.
Iriqi:- Dhe?
Elisa:- Kurti qeshi. Keni qeveri ju në Shqipëri, më qesëndisi. A quhet qeveri një grumbull njerëzish që s’kanë porte, s’u punojnë aeroportet e rinj që ngrenë, nuk kanë rrugë normale, të pavidhisura, që s’keni zjarrfikëse të kohës, që s’keni qen për emergjenca.
Iriqi:- Të drejtë ka, po çfarë i the?
Elisa:- Kemi qeveri që nuk e ka kush, i thashë. Se në krye kemi një gjatosh që nuk e ka krejt Evropa, që gjysmën e ministrave e kemi në burg ama sërish punojmë, që kemi dy helikopterë e disa chartera për viago të Ramës, që kemi një popull që edhe pse e varfërojmë na voton. E çarmatosa fare. Kur atë çast e jep televizioni i Prishtinës që më kishte shkarkuar.
Iriqi:- Po pse?
Elisa:- Kisha vënë bast me Ballukun. Për 5 muaj fluturon nga posti ti, ma ndolli. Dhe i doli fjala.
Iriqi:- Kaq e dëgjon Ballukun ai?
Elisa:- U kuptua që qeveria quhet Rama, po pasëordin e ka Balluku. Ndoshta ndonjë ditë do e detyrojë të divorcohet me Lindën e të martohet me atë që do i caktojë Balluku. Edhe çfarë ha në drekë, në darkë Balluku ia bën menynë.
Iriqi:- Po pse?
Elisa:- Se ajo si Veliaj çdo gjë e filmon. Ka mijra usb me Ramën. E po i çoi te SPAK-u as tre jetë burg nuk do i mjaftojnë.
Iriqi:- D.m.th u zhgënjeve?
Elisa:- Shumë. Se i kisha premtuar…
Iriqi:- Çfarë?
Elisa:- Që do e ndërroja mbiemrin, nga Spiropali në Spirorama. Po më ruajti zoti.
Iriqi:- Dikur e quajte Skënderbe. Po tani si do e thërrasësh?
Elisa:- Hale.
© SYRI.net