Nga Petrit Vasili/
Një e treta e Shqipërisë po përballet me një situatë ekstremalisht të rëndë për shkak të izolimit rrugor.
Situata nuk ka qenë e tillë kurrë, as në kohë luftrash, dhe arsyeja e vetme është korrupsioni i Edi Ramës që shkatërroi rrugët.
Dje Edi Rama, i trembur deri në palcë, duke iu marrë fryma, mbajti disa orë një fjalim skizofrenik, që ishte pamflet i njeriut të tmerruar, të shantazhuar dhe të marrë peng, por ndërkohë 1/3 e vendit është e izoluar.
Në fund të mbledhjes mortore, Edi Rama ndryshoi edhe ca ministra, thënë thjesht ndryshoi ca ngordhësira me ca ngordhësira të tjera.
Të gjithë ngordhësirat janë direkt apo indirekt me probleme të mëdha me drejtësinë dhe Ramës kjo i intereson se këta janë shumë të dobët e të varur prej tij.
Ramës këto ngordhësira të reja në qeveri i duhen vetëm që, nën presion, të firmosin aferat e filluara të Ramës, afera që çdo njeri normal nuk do t’i firmoste kurrë, por ndërkohë 1/3 e vendit është e izoluar.
Ngordhësirat e rinj i duhen Ramës edhe si kurbane që, sa herë që presioni rritet, të ketë ç’të hedhë poshtë e të shesë në tregun e drejtësisë dhe opinionit për të shtyrë sado pak dënimin e vetes së tij.
Ngordhësirat i duhen gjithashtu për të kënaqur ata që e mbajnë Ramën nën shantazh, shantazh që i nxjerr gjumin e natës atij.
Ngordhësirat janë dëshmia e funeralit politik të Edi Ramës, që është kryeministri më i poshtëruar i pluralizmit dhe që nuk i afrohet dot asnjë kryeministri të pluralizmit, sepse asnjë kryeministër tjetër nuk ka rënë kaq poshtë sa ky.
Edi Rama është një i vdekur që ecën, por që po dëmton vendin gjer në palcë.
Një e treta e vendit në izolim dhe ky merret me ngordhësirat hajdute të tij dhe nuk ia ndjen fare për qytetarët e juglindjes së vendit, të lënë në mëshirë të fatit; ky është Edi Rama.
© SYRI.net