Koordinatori i PD Itali fton shqiptarët t’i thonë ‘PO’ referendumit, Doda: Të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të drejtë

10:24, 27/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Koordinatori i Partisë Demokratike në Itali, Bardhok Doda zhvilloi së bashku em komunitetin shqiptar atje një takim me deputetët italianë të ‘Forza Italia’, Erica Mazzetti, presidentin e Dhomës së Deputetëve Giorgio Mule dhe Enrico Costa, nga Komisioni për Drejtësi në Dhomën e Deputetëve.

Gjatë takimit u prezantua Komiteti për të votuar ‘PO’ në referendumin për drejtësi, bashkë me shqiptarët që jetojnë në Itali, një referendum që do të mbahen më 22 – 23 mars, nën moton ‘Për një drejtësi që është e drejtë’.

Teksa e cilësoi një moment të rëndësishëm pjesëmarrjen në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e ‘Forza Italia’, Doda tha se njëkohësisht ajo është një përgjegjësi qytetarë për një komunitet të gjallë, punëtor dhe thellësisht të integruar, siç është komuniteti shqiptar në Itali.

‘Pjesëmarrja dhe mbështetja juaj demonstrojnë edhe një herë ndjenjën e fortë të përkatësisë dhe dëshirën për të marrë pjesë aktive në jetën demokratike’, u shpreh Doda.

Një falënderim të veçantë, Doda pati dhe për deputetët e ‘Forza Italia’, të cilët me angazhimin e tyre, siç theksoi kreu i PD Itali, ndërtojnë së bashku një të ardhme më të drejtë dhe më të fortë për të gjithë.

Falenderimet nuk munguan as për udhëheqësin e ndjerë të ‘Forza Italia, Silvio Berlusconi, që siç theksoi Doda, hapi dyert dhe zemrën për të mirëpritur shqiptarët në eksodin e madh postdiktaturë.

‘Jam këtu për t’ju falënderuar që më 1991 na hapët dyert dhe zemrën për të gjithë ne. Që na dhatë mundësinë për dinjitet dhe punësim, në një kohë tejet të vështirë për ne, këtu u ndjemë si në shtëpi, falë jush, e falë ‘Forza Italia’. Jemi këtu falë Silvio Berlusconit, i cili hapi dyert e shtëpisë për qindra shqiptarë për tre vite. Ne duhet të vazhdojmë përpara. Italia ka bërë gjithçka për ne, ne nuk dimë si mund t’i falenderojmë vëllezërit tanë’. Referendumi është një formë e demokracisë, që ne duhet ta ndjekim’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco