Albana Koçiu mbërriti mëngjesin e sotëm në kryeministri ku do të zhvillohet mbledhja e qeverisë.
Koçiu vazhdon të mbajë postin e ministres së Brendshme, ndërkohë që një ditë më parë Rama paralajmëroi se ajo do të zëvendësojë Belinda Ballukun si zëvendëskryeministre.
Por zhvillimet e fundit kanë qenë befasuese edhe për kabinetin qeveritar.
Mbledhja e qeverisë ishte njoftuar për t’u zhvilluar pardje.
Megjithatë, kabineti qeveritar nuk u mblodh dhe pati një njoftim tjetër se qeveria do të mblidhej pak përpara mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
Megjithatë as kjo nuk ndodhi.
Pasi në orët e vona të pasdites u njoftuan ndryshimet në qeveri, Edi Rama vendosi të mbledhë qeverinë të premten paradite.
Ky skenar në nxitim e sipër i Edi Ramës tregon panikun e tij, ndërkohë që presioni po shtohet mbi të personalisht.
Vetë Belinda Balluku nuk mori pjesë as në mbledhjen e grupit parlamentar një ditë më parë.
Ende nuk dihet se ku ndodhet ajo, ndërsa kreu i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar se ajo nuk shkon në shtëpinë e saj prej ditësh.
© SYRI.net