Pas një mbledhjeje maratonë të dominuar nga sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë, kryeministri Edi Rama vendosi në mbrëmje të shkarkojë nga kabineti i tij Belinda Ballukun, por i besoi vartësit të saj portofolin e rëndësishëm të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Pas një mbledhjeje maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi mbrëmjen e së enjten që të shkarkojë Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi udhëhoqi një betejë 3-mujore për mbrojtjen e saj përballë hetimit të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
Balluku do të zëvendësohet në kabinet nga Albana Koçiu në postin e zv.kryeministres, ndërkohë që portofoli i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës do të kontrollohet nga Enea Karakaçi, një vartës i Ballukut dhe së fundmi drejtor i OSHEE.
Vendimi për shkarkimin e Ballukut u shoqërua me ndryshime të gjera në qeveri, mes të cilave spikasin shkarkimet e ministres së Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Spiropali do tĂ« zĂ«vendĂ«sohet nga ish-ambasadori i ShqipĂ«risĂ« nĂ« OKB, Ferit Hoxha, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« postin e VĂ«ngut do tĂ« ngjitet Ermal Nufi â zv.sekretar i PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« KĂ«shillin e Ministrave.
Ndërkohë, lëvizjet paralele përfshinë Besfort Lamallarin, i cili do të zhvendoset nga Ministria e Drejtësisë në atë të Brendshme si dhe Toni Gogun, që merr postin e mbetur vakant të ministrit të Drejtësisë.
Deputetja e re, Erjona Ismaili do të zëvendësojë Gogun si ministre për Parlamentin.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar erdhën pas një periudhe tensioni dhe përplasjesh mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të ri të drejtësisë, për shkak të hetimeve të profilit të lartë ndaj ish-zv.kryeministres Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.
SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të përsëritur procedurave të prokurimit në disa tendera me vlerë qindramilionë euro, ndërkohë që qëndrimi i mazhorancës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të saj është ende i paqartë.
Në një fjalim të gjatë përpara grupit parlamentar të enjten paradite, Rama akuzoi prokurorët e SPAK se po abuzonin me fletë- thirrjet e arrestimet dhe akuzoi gjykatat se po ndërhynin në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv.
Me njĂ« retorikĂ« tĂ« ndezur kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«, Rama tha se si kryeministĂ«r nuk mund tĂ« pranonte qĂ« vendi tĂ« paguajĂ« çmimin qĂ« kanĂ« paguar vende tĂ« tjera, ku sipas tij, ââŠ.antikorrupsioni Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« kurĂ« mĂ« e dĂ«mshme se sa vetĂ« sĂ«mundja e korrupsionitâŠâ.
âE di praktikĂ«n europiane tĂ« dorĂ«heqjes morale, por sot nĂ« ShqipĂ«ri kur pĂ«rmes SPAK, drejtĂ«sia ka nisur tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« shĂ«rbim tĂ« pamohueshĂ«m pĂ«r vendin dhe po bĂ«n dĂ«m serioz kolateral pĂ«r administratĂ«n, duke e pĂ«rmbysur parimin e prezumimit tĂ« pafajĂ«sisĂ«, mekanizmi i qeverisĂ« sĂ« vendit nuk mund tĂ« çâkurdiset kur prokuroria ngre njĂ« akuzĂ«,â deklaroi kryeministri.
Gjatë fjalës së tij, ai bëri edhe avokatinë publike ndaj Mirlinda Karçanajt, një tjetër zyrtare e lartë të qeverisë që akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në paracaktimin e tenderave të AKSHI, një strukturë në varësi direkte të Kryeministrit.
Rama paralajmĂ«roi gjithashtu ndryshime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« Kodin Penal dhe atĂ« tĂ« ProcedurĂ«s Penale, tĂ« cilat shihen me dyshim nga ekspertĂ«t si âshkopinj nĂ«n rrotaâ ndaj reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si tĂ« vitit 2016.
Në këtë kontekst, Rama ka depozituar në Kuvend me firmën e tij një projektligj për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur kabinetin e tij nga masa e pezullimit të detyrës. /Reporter.al
© SYRI.net