‘Urdhëruese e paracaktimit të tenderave dhe zbatuese e direktivave të Ramës/ Bardhi: Balluku sot rrezikon 35 vite burg

‘Urdhëruese e paracaktimit të tenderave dhe zbatuese e direktivave të Ramës/ Bardhi: Balluku sot rrezikon 35 vite burg

21:35, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, ka folur për ndryshimet e shumta në qeveri të konfirmuara rreth një orë më parë, duke zbuluar edhe detaje nga dosja e SPAK për Belinda Balluku, për të cilën prokuroria ka kërkuar arrestimin.

I ftuar në Neës24, Bardhi theksoi se pas shtimit të fakteve të reja penale të prezantuara nga prokurorët e SPAK, Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.

“Balluku sot rrezikon 35 vite burg pas shtimit të fakteve të reja penale të prezantuara nga prokurorët e SPAK. Kur bëhet fjalë për Edi Ramën duhet ta themi, në këtë dosje Balluku shfaqet si urdhëruese e paracaktimit të tenderave dhe një herë si zbatuese e urdhrave që kanë ardhur nga kryeministri Rama”, u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se në dosje përmenden dy procedura nën hetim nga prokuroria. Sipas tij, njëra lidhet me supervizimin e mirëmbajtjes së rrugëve të veriut, ku në faqen 61 të materialit përmendet një porosi e ardhur nga kryeministri Edi Rama për firmën që do të fitonte procedurën e prokurimit.

Po ashtu, Bardhi deklaroi se edhe në tenderin për rrugën e Porto Romanos, me vlerë 15 milionë euro, përgjimet e prokurorisë do të tregonin se kompania fituese ishte përcaktuar me urdhër të kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco