Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka përballuar dot më tornadon e korrupsionit që ka përfshirë qeverinë e tij të katërt, duke lajmëruar ndryshime gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PS-së, me qëllim shpëtimin e vetes nga aferat galopante të cilat po hetohen nga SPAK.
Vetëm 5 muaj pas betimit të kabinetit qeveritar ‘Rama 4’, kryeministri ka bërë merimetimet e fundit të kësaj gangrene që quhet qeveri, duke shkarkuar nga ministre e Energjitikës dhe Infrastrukturës dhe Zëvendëskryeministre Belinda Ballukun, dhe në vend të saj ka emëruar Enea Karakaci.
Gjithashtu një tjetër lëvizje që bie në sy është edhe shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Jashtme dhe në vend të saj ka emëruar Ferit Hoxha.
Ja ndryshimet që priten në qeveri:
Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre dhe largohet si Minister e Brendshme.
Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.
© SYRI.net