‘Hill deklaroi se Berisha në ’96-ën kërkonte Kosovën’/ Malltezi: Koha i dha të drejtë ‘mikut të rebelëve’…

‘Hill deklaroi se Berisha në ’96-ën kërkonte Kosovën’/ Malltezi: Koha i dha të drejtë ‘mikut të rebelëve’…

20:01, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka shkëputur një pjesë nga intervista e ish-ambasadorit të ShBA në Serbi, Christofer Hiil, i cili deklaroi se ‘Sali Berisha në vitin 1996 u bë problematik (e shpallën armik) se kërkonte Kosovën.

‘Asokohe të përmendje Kosovën ishte sakrilegj. Në 1998 Neë York Times shkruajti se "rebelët e Kosovës" kanë gjetur mikpritje tek Berisha që ka kthyer shtëpinë e vet në bazë të UÇK’, shkruan Malltezi në Facebook.

Gjithashtu Malltezi është ndalur edhe te e tashmja, që sipas tij ‘koha i dha të drejtë ‘armikut’, ‘cënuesit të stabilitetit’ dhe ‘mikut të rebelëve’ dhe se ‘Amerika është shumë e madhe, por e vërteta edhe më e madhe’.

Postimi i plotë:

Christofer Hill tha ne interviste Berisha ne 1996 u be problematik (e shpallen armik) se kerkonte Kosoven. Asokohe te permendje Kosoven ishte sakrilegj. Ne 1998 Neë York Times shkruajti se "rebelet e Kosoves" kane gjet mikpritje tek Berisha qe ka kthy shtepine e vet ne baze te UCK. Ky shkrim kritikonte kete gje dhe ka citime nga Daan Everts (Osce) dhe Fatos Nano qe thone se Berisha po cenon paqen dhe sigurine ne Balkan. Koha i dha te drejte "armikut",  "cenuesit te stabilitetit" dhe "mikut te rebeleve". "Amerika eshte shume e madhe por e verteta edhe me e madhe"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco