SYRI TV/ Fati i Ballukut, Rama mbledh grupin Parlamentar: Pezullimi, ndërhyrje brutale e gjyqësorit në legjislativ

15:52, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Për Kryeministrin Edi Rama, pezullimi i Belinda Ballukut ishte një ndërhyrje brutale e gjyqësorit në pushtetin legjislativ dhe kjo duhet të marrë fund. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar , ai mori sërish në mbrojte zv Kryeministren Belinda Balluku, e cila mungonte në mbledhje,  duke u shprehur  se për këtë çështje  do të presë raportin e Këshillit të Mandateve. Edi Rama sulmoi brutalisht  drejtësinë, mediat dhe opozitën,  ndërsa argumentoi se ndryshimi i kodit të procedurës penale që i jep atij imunitet nga pezullimi nga detyra në rast hetimi është një domosdoshmëri që vendi të vijojë reformat.  Ndërkohë  pavarësisht skandaleve korruptive dhe jehonës së Shqipërisë në mediat ndërkombëtare si një oaz i pastrimit të parave të drogës, Rama u shpreh se integrimi është më afër se kurrë.

Syri tv

Kryeministri Edi Rama fajin për gjendjen aktuale në Shqipëri, ku rrugët shembën nga korrupsioni duke izoluar rajone të tëra, ku  kullat ngrihen nga paratë e krimit, stoku i dosjeve në gjykata ka shkuar në mbi 200 mijë dhe ku eksodi nuk ndalet prej 12 vitesh e ka gjetur tek sistemi i drejtësisë dhe tek mediet, por në asnjë çast tek qeveria e tij

Në mbledhjen e grupit Parlamentar, ai mori sërish në mbrojte zv Kryeministren Belinda Balluku, e cila mungonte në mbledhje,  duke u shprehur  se për këtë çështje  do të presë raportin e Këshillit të Mandateve, ndërsa shtoi se qeveria nuk mund të futet në vallen e dorëheqjeve kur ngrihet një akuzë nga një prokuror.  Sipas Ramës duhet të ndalën urgjentisht ndërhyrjet brutale të gjyqësorit në legjislativ, pasi po dëmtohen kapacitetet e qeverisjes 

Duke mbetur tek çëshja e Belinda Ballukut, Kryeministri Edi Rama tentoi të binde shqiptarët se përse duhet ndryshuar Kodi i Procedurës penale, për ti dhënë imunitet atij dhe disa zyrtarëve të lartë nga  pezullim i nga detyra në rast hetimi për korrupsion

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje dhe Mirlida Karçanjan drejtoreshën e AKSH-it që SPAK e cilëson pjesë të një grupi të strukturuar kriminale, duke u shprehur se duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë, teksa argumentet  e tij kryesore ishin se Mirlinda Karçanaj, jeton me qira dhe nuk di ti japë makinës.

Kryeministri Edi Rama që dikur nga asambletë e PS i kërkonte SPAK dhe dhe GJJKO Arrestimin e liderëve të opozitës, këtë të enjte lëshoi një lumë akuzash ndaj sistemit drejtësisë, duke e krahasuar me qeverinë shqiptarë të vitit 1992, teksa nuk kurseu dhe sulmet për çështjet e pagave, teksa tentoi të bindë shqiptarët se shumica e vendimeve të gjykatës kushtetuese kanë të gjitha kundër qeverisë.

Në një kohë që  mediat ndërkombëtare, e kanë ekspozuar Shqipërinë si një vend transit të narkotraikut dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim, ku monopolin e lejeve të ndërtimit e ka Edi Rama, kreu i qeverisë zgjodhi të sulmonte mediat opozitarë në Shqipëri.

Nuk kishte si të mundonte në fjalën e tij sulmi ndaj opozitës.

Ndërkohë Edi Rama u ndal edhe tek shembja e rrugëve që ka izoluar juglindjen  vendit, duke argumentuan se këto ndodhin dhe në vende të tjera të botës, duke sjellë shembuj nga Greqia dhe vende të tjera, por sipas tij në këto vende mediat dhe opozita nuk fajësojnë korrupsionin e qeverisë për shembjen por shkaqet natyrore dhe kjo duhet të ndodhë dhe në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj panoramë të zymtë që paraqiti vetë Kryeministri i vendit, ai është i bindur se integrimi i Shqipërisë është më afër se kurrë, kjo për shkak të meritës së qeverisë së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco