SYRI TV/ Tensionohet situate në Baks - Rrjoll, përplasje me policinë, deputetët e PD pranë banorëve

15:29, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

ËshtĂ« tensionuar situata gjatĂ« protestĂ«s sĂ« kĂ«saj tĂ« enjte nĂ« Baks-Rrjoll tĂ« VelipojĂ«s pas pĂ«rplasjeve fizike dhe dhunĂ«s sĂ« ushtruar nga punonjĂ«sit e sigurisĂ« ndaj banorĂ«ve. NĂ« protestĂ« nĂ« mbrojtje tĂ« tĂ« drejtĂ«s sĂ« banorĂ«ve morĂ«n pjesĂ« edhe deputetĂ«t e PartisĂ« Demokratike Bardh Spahia, Luçiano Boçi dhe Gjin Gjoni.

Syri tv

Tensione e përplasje të forta kanë shoqëruar protestën në Baks - Rrjoll të Velipojës teksa këta të fundit ashtu siç çdo ditë në javët e fundit tentuan te ndalonin punimet e firmës në pronat që pretendojnë se janë të tyre. Banorët janë përplasur fizikisht me punonjësit e sigurisë në zonë, ndërsa numri i efektivëve të policisë ka pasur  një numër të shtuar. Një nga punonjësit e sigurisë të firmës Gener 2, ka goditur me grushte një të ri.

Banorët e zonës denocuan dhunën nga policia dhe punonjësit e firmës, të cilët nuk kursyen as fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Ne mbështetje të banorëve kanë shkuar deputetët PD, Bardh Spahia, Luçiano Boçi dhe Gjin Gjoni. Bardh Spahia u tregon banorëve dekomentin që hedh poshtë prentendimin që Benet Beci u dha banorëve pak ditë më parë se bashkia Shkodër nuk kishte kompetenca për ndërtimin e resorti në Baks Rrjoll.

Ata janë të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre teksa disa banorë janë shoqëruar drejt Komisariatit të Policisë së Shkodrës pas përplasjeve me policinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco