Më 3 mars në Romë, takimi BE-Ballkani Perëndimor,  Fokusi: siguria, ekonomia dhe integrimi

Më 3 mars në Romë, takimi BE-Ballkani Perëndimor, Fokusi: siguria, ekonomia dhe integrimi

14:39, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi

Më 3 mars 2026, në Selinë e Ministrinë e Jashmte italiane në Romë, do të zhvillohet takimi i Ministrave të Jashtëm të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Takimin do ta kryesojë numrin 2 i Qeverisë Meloni, Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ndërsa do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Në fokus të diskutimeve do të jenë siguria, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Takimi do të zhvillohet në dy seanca: e para për bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik, e dyta mbi reformat dhe progresin drejt integrimit evropian.

Në këtë takim marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia – dhe vendet e Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” – Italia, Austria, Republika Çeke, Kroacia, Sllovakia, Greqia dhe Sllovenia.

Qëllimi kryesor është të forcohet koordinimi mbi prioritetet e vitit 2026 për integrimin evropian, zhvillimin dhe sigurinë në rajon, duke u fokusuar te reforma, përgjegjësia dhe arritjet konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco