Çmendet Rama, sulmon ashpër drejtësinë: Shija e pavarësisë u ka dehur, presin fletë-arreste me tufa

Çmendet Rama, sulmon ashpër drejtësinë: Shija e pavarësisë u ka dehur, presin fletë-arreste me tufa

11:27, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ashtu siç pritej, Edi Rama ka nisur menjëherë sulmin ndaj drejtësisë në fjalimin e tij përpara grupit parlamentar socialist.

Fillimisht ai sulmoi median dhe opozitën se po hedhin bomba artificiale.

Më pas vazhdoi sulmet ndaj prokurorëve duke thënë se po ndërhyjnë brutalisht në pushtetin e ekzekutivit.

Rama tha se prokurorët dhe gjyqtarët janë ‘dehur nga shija e pavarësisë reale’ dhe po lëshojnë fletë-thirrje dhe fletë- arreste të shumta.

Rama sulmoi prokurorinë duke thënë se është çmenduri kërkesa për pezullimin e një ministri.

"Ka nisur një lëvizje sportive prokurorësh, në garën për mandatin e ardhshëm të SPAK, duke prerë fletë-arreste në tufa për çështje që nuk janë fare penale, apo në rastin më të keq, në botë hetohen në gjendje të lirë. Siç ishte rasti emblematik i Durrësit, ku vetëm prokurori ngeli pa i prerë vetes fletë-arrest. Kurse paraqitjet në prokurori i ngjajn biletave të teatrit”, tha Rama.

"Me siguri do thonë që sapo kam ndërhyrë në punët e drejtësisë, por në asnjë mënyrë jo. Unë këtu do them 1 të një mijtën e atyre që kam për të thënë për ndërhyrjet e pajustifikueshme dhe panevojshme të gjyqësorit në ekzekutiv”, tha Rama.

"Nuk bëhem kurrë pishman pavarësisht bombash artizanale prokurorësh apo gjykatësish, lart e poshtë nëpër Shqipëri të cilët shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen u errëson sytë dhe i nis në drejtime që cenojnë pavarësinë e pushteteve të tjera. Duke i bërë minimalisht shkelës të të drejtave të njeriut dhe maksimalisht nuk do ndalem".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco