Në fshatin Katund i Vjetër, në Bashkinë Mirditë, ka nisur një investim me vlerë 170 milion lekë, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë. Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që prej vitesh ka penguar zhvillimin e zonës.
Banorët shprehen se prej 17 vitesh nuk ishte kryer asnjë investim i rëndësishëm.
Rruga ishte e degraduar dhe e ngushtë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe zhvillimin e bizneseve lokale.
Përmirësimi i saj konsiderohet domosdoshmëri, pasi zona vizitohet nga turistë të shumtë.
Për shkak të fondit të kufizuar, asfaltimi nuk është realizuar plotësisht, megjithatë shpresat janë që investimet të vazhdojnë me ngritjen e një qendre multifunksionale që do të rrisë potencialin turistik të fshatit.
© SYRI.net