Atird Hoxha, kreu i PD-së në Vlorë denoncon tentativën e Bashkisë së Vlorës për të krijuar shoqërinë ‘Vlora Invest’ e cila do të marrë të gjitha asetet e bashkisë në administrim dhe ka të drejtë pastaj t'i zhvillojë këto pasuri pa dhënë llogari dhe pa marrë miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak thotë ai.
“Jemi pranë një, veprimi kriminal, i cili do të shmangë do të shmangi kryesisht Këshillin Bashkiak, i cili duhet dhe është sipas ligjit, i vetmi organ përgjegjës për menaxhimin e aseteve të qytetit” thotë Atird Hoxha për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.
Kjo lëvizje shihet si një tentativë për t'ia kaluar pasuritë e Vlorës një klienti të qeverisë, i cili dyshohet se fshihet pas kësaj nisme.
“Unë mund të bëj dhe një, një anoncim këtu paraprak. Nesër ne kemi mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që ata i shikojnë si SHPK, Kryetarja e Bashkisë dhe administrata e saj kanë paraqitur një projektvendim për për formimin e një SHPK-je, Vlora Invest, e cila do të përfshijë të gjithë, asetet e Bashkisë Vlorë. Mendoj se jemi pranë një, veprimi kriminal, i cili do të shmangë do të shmangi kryesisht Këshillin Bashkiak, i cili duhet dhe është sipas ligjit, i vetmi organ përgjegjës për menaxhimin e aseteve të qytetit. Mbas kësaj jam i sigurt që fshihet një nga klientët e qeverisë. Shumë shpejt ai do të dalë, që ka të bëjë ndoshta edhe me arsyen pse paraardhësi i zonjës Mersini, që është kryetarja e Bashkisë aktuale, u dorëhoq. Ka të bëjë me një investim për park fotovoltaik në fshatin Kaninë, në një sipërfaqe rreth 850 hektarë, e cila përpos të tjerash, shkakton edhe një ngrohje të përgjithshme të qytetit të Vlorës, me të paktën 2 deri në 3 gradë, sipas ekspertëve të mjedisit”
Ky mekanizëm do t'i jepte administratorëve të emëruar nga bashkia fuqinë për të zhvilluar dhe tjetërsuar pasuritë publike pa dhënë llogari dhe pa pasur nevojë për miratimin e përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve.
"Vlora Invest, është një çmenduri totale. Krijohet një SHPK në varësi të bashkisë, me administratorë të bashkisë, e cila do të marrë të gjitha asetet e bashkisë në administrim dhe ka të drejtë pastaj t'i zhvillojë këto pasuri pa dhënë llogari dhe pa marrë miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak” ngre alarmin Hoxha.
Ky zhvillim vjen në një sfond problematik për qytetin bregdetar. Vlora prej vitesh vuan nga mungesa e ujit të pijshëm, pavarësisht një investimi prej 17 milionë eurosh nga Ministria e Belinda Ballukut, i cili ka lënë pas një infrastrukturë të brendshme të shkatërruar, duke e bërë qytetin “të pajetueshëm”.
“Vlora përsëri përpara dy ditësh ishte përsëri pa ujë. Sepse një pseudo-investim, që vazhdon prej tre-katër vitesh, procedurë prokurimi e kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në varësi të zonjës Balluku, me një shifër kolosale rreth 17 milionë euro, ka bërë të pajetueshëm qytetin e Vlorës në të gjitha lagjet e tija. Infrastruktura e brendshme e qytetit është sikur ka bombarduar dikush dhe e ka lënë dhe ka ikur. Duke mos pasur as ujë, as përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe shkatërruar të gjithë infrastrukturën e brendshme" argumentoi Hoxha.
Prokuroria lokale ka nisur hetime për keqpërdorimin e aseteve të bashkisë, të cilat dyshohet se u janë dhënë klientëve dhe personave të lidhur me Partinë Socialiste. Nën hetim janë gjithashtu edhe dy ndërmarrjet kryesore, Ujësjellësi dhe ajo e Shërbimeve Publike.
"Në të njëjtën kohë, në të gjitha mbledhjet e Këshillit Bashkiak, administrata e kaluar socialiste, administrata aktuale, të gjitha projektvendimet të cilat i paraqiten Këshillit Bashkiak, janë vetëm me një motiv. Motivi është plaçkitja e qytetarëve. Shtimi i barrës fiskale, grabitja e pronës publike, shtimi i i administratës në të gjithë sektorët në varësi të drejtorive në varësi të Bashkisë Vlorë, pra, shtimi i numrit të punonjësve për patronazhistët, për militantët e Partisë Socialiste. Në të njëjtën kohë, është duke u zhvilluar hetim nga prokuroria lokale sa i përket aseteve të Bashkisë Vlorë, të cilat në këto vite janë keqpërdorur, janë shpërdoruar duke u dhënë klientëve dhe të fortëve të pranë Partisë Socialiste'
Hoxha ngriti akuza të rënda për ekzistencën e punonjësve “fiktivë”, të cilët marrin rrogë pa u paraqitur kurrë në punë, madje disa prej tyre jetojnë jashtë Shqipërisë.
"Janë duke u hetuar gjithashtu dhe dy nga institucionet më të rëndësishme, SH.A. Ujësjellësi Vlorë dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, të cilat në tërësinë e tyre përbëjnë dhe numrin më të madh të të punonjësve, të cilat janë duke u hetuar sepse, siç kemi denoncuar ne edhe në vitet e kaluara, pranë këtyre institucioneve janë të punësuar njerëz që nuk paraqiten dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë në këtë institucion. Thjesht dhe vetëm në fund të muajit shkojnë me kartën e tyre të bankës, në bankomat tërheqin rrogën. Janë njerëz të cilët po ashtu jetojnë jashtë territorit të Republikës. Pra, këta kanë kaluar dhe një shkallë më tutje. Të gjithë ata që i punësojnë, janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë marrin rrogën' tha Hoxha.
© SYRI.net