'Nuk ka drejtësi pa sekuestrim parash', Dedaj: SPAK nuk mund të prekë vërtet pushtetin e Ramës pa konfiskime

09:11, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Reldar Dedaj nga studioja e “Kafe Shqeto” ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe debatet rreth figurës së numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku, duke e cilësuar situatën si një përplasje thelbësisht politike dhe jo juridike.

Sipas tij, rreth Ballukut është krijuar një klimë e fortë dezinformimi, e nxitur kryesisht nga vetë institucionet, ndërsa theksoi se drejtësia duhet të flasë vetëm përmes fakteve dhe provave, jo përmes retorikës publike.

Dedaj u ndal edhe te roli i SPAK-ut, duke pranuar se struktura ka ndikuar në uljen e mitit të pandëshkueshmërisë në politikë, por shtoi se drejtësia e plotë nuk mund të konsiderohet e arritur pa sekuestrim të pasurive në rastet e korrupsionit.

Ai solli në vëmendje disa çështje të bujshme, duke theksuar se dënimet penale duhet të shoqërohen me rikthim konkret të dëmit në interes të qytetarëve.

Në analizën e tij, gazetari ngriti pikëpyetje mbi mënyrën si trajtohen publikisht akuzat, duke përmendur se shoqëria ka nevojë për transparencë dhe qartësi mbi provat, dhe jo për “mjegull” politike apo për narrativa që deformojnë thelbin e çështjeve.

Deklarata e plotë:

“Mendoj që është ditë politike, realisht, sepse juridike, nuk prengohet asgjë nga pikëpamja e jurisprudencës. Këtu është një marrëdhënie krejtësisht politike.

Balluku është një nga njerëzit më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar të zotit Rama. Për hir të së vërtetës është rreth figurës së saj dhe rreth veprimtarisë së saj politike,ka një dezinformim shumë të madh nga institucionet.

Shumë shpejt para disa, dy-tre ditësh po lexoja një libër shumë interesant për dezinformimin. Edhe është amerikan, autor amerikan dhe thotë që dezinformimi më i madh krijohet nga institucionet. Institucionet pra, partitë politike, gjykatat, qeveria, prokuroria.

 Po të shohësh ka një dezinformacion të fuqishëm rreth figurës së saj, sepse ka ca probleme që duan t'i hedhin dhe t'i bashkëngjisin.

Kjo nuk do të thotë se, mund të jetë e fajshme apo mund të jetë e pafajshme. Drejtësia vepron në rrugë të tjera.

Këtu bëhet fjalë për aspektin politik. Unë nuk futem dot në elementin. Po unë di të them diçka si një njeri që jam marrë me lajmin, jam marrë dhe vazhdoj të merrem gjithmonë.

Për shembull ka një tezë që hidhet dhe trumpetohet shumë, 300 apartamente dhe dy jahte.

Injorancë më të madhe nuk ka, domethënë, në kuptimin që institucionet publike dezinformojnë opinionin publik.

Kjo bëhet edhe për t’i ikur nga thelbi. Institucion i publik është edhe partia politike., institucion publik është edhe prokuroria të cilët e lenë këtë lloj mjegulle për të përvaluar dhe për të marrë një rutinë shumë të fortë për të ngjitur në opinionin publik.

Shoqëria nuk ka nevojë për të bastarduar dhe për të hedhur helm ndaj figurave. Ka nevojë për të ditur se ku është pesha e fakteve dhe provave dhe si po mbrohen këto prova apo si po manipulohen këto prova.

A ka mundësi të na sqarojnë kaq thjesht këtë shoqëri, këtë element? Dhe unë nuk e kam parë realisht këtë lloj retorike as nga institucionet përkatëse, por mbi të gjitha as nga partitë politike.

Unë mendoj që, dhe i përkas kësaj bindje tashmë, që SPAK-u, pavarësisht se ka ndikuar shumë në uljen e mitit të pandëshkueshmërisë, pra sot, në qoftë se hedhim sytë nga klasa politike ne shohim ankth, shohim stres, shohim tension për shkak të kësaj arritje që ka bërë SPAK-u. Por, nuk mund të them që drejtësia vjen nga kjo strukturë e posaçme e hetimit.

Unë edhe dje, që tërësisht që paskam dhe avokatin dhe ish-prokurorin Beci këtu, e, e po e ndiqja me vëmendje një emision politik dhe ra rasti në një detaj aty ku një grup i dosjes Metamorfoza realisht gjendet në burg për vrasje e këto, por një hotel në mes të Tiranës, siç është Pllumb Gjoka, nuk është sekuestruar.

Tani këtu është një debat shumë i madh i marrëdhënies së drejtësisë me subjektin e hetimit. Italia ka raste shumë specifike, të cilat është dhe një laborator i kësaj marrëdhënieje. Por nuk ka drejtësi pa sekuestrim parash. Sidomos kur bëhet fjalë për korrupsion.

Ndoshta ligji nuk është aq specifik, por ne nuk mund të themi se kemi sjellë drejtësinë në qoftë se nuk ka një sekuestrim të parave dhe gjëra të tjera po.

Sepse po të marr një shembull. Shembulli është, shembujt janë shumë kokëfortë. Ju patë që ra në burg Lefter Koka për korrupsion. Kryu burgun, doli. Alqi Bllako po ashtu, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako po ashtu.

Tani, këta njerëz futen për korrupsion, për shkelje, për gjëra dhe nuk ndodh asgjë me kthimin pas të asaj gjëje të cilët kanë interes qytetarët, për hir të së vërtetës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco