Kreu i Shoqatës së Eksportuesve dhe ekspert për sigurinë ushqimore, Alban Zusi, në emisionin KUSH PAGUAN me moderatoren Klaudja Karabolli, theksoi nevojën për masa të menjëhershme për të kompensuar bizneset e prekura nga rritja e kostove nga situata e rënduar e infrastrukturës rrugore në juglindje.
Sipas Zusit, duhet të nxirret një akt normativ me fuqi ligjore, që kompenson bizneset mbi bazë vetëdeklarimit, duke parashikuar penalizime për ata që gënjejnë. Ai argumentoi se shumë biznese, veçanërisht nga Korça, po humbasin konkurrueshmërinë dhe mund të dalin nga tregu për shkak të kostove të larta të transportit, që në disa raste janë dyfish ose trefishuar.
“Minimalisht nuk duhet t’i nxjerrim nga tregu këto lloj biznese dhe të demotivojmë njerëzit që punojnë me struktura akomoduese,” tha Zusi, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së ekonomisë lokale dhe familjeve që varen nga këto biznese.
Ai gjithashtu nënvizoi se përgjegjësia penale nuk mjafton për ndërtuesit e rrugëve të cilët kryejnë shkelje apo korrupsion dhe propozoi një model që kombinon dëmshpërblimin ekonomik me përgjegjësinë penale: ata që shkaktojnë dëme duhet të paguajnë me pasurinë e tyre personale dhe familjare, duke rritur kështu ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë për vendimet publike.
“Kur bëhet fjalë për shtetin, duhet të paguash me pasuritë e tua. Kështu rrisim përgjegjësinë dhe shmangim dëmin ekonomik të pësuar nga bizneset dhe qytetarët,” përfundoi Zusi.
Zusi:
Ajo çfarë unë do të doja të thoja, sepse nuk edhe, nuk e kam dëgjuar që të flitet këto ditë, domethënë është folur për përgjegjësitë e tjera e tjera, shumë shumë mirë. Do flas edhe unë diçka për atë. Por ajo që unë s'kam dëgjuar të thuhet dhe që është emergjente, është dalja e menjëhershme, maksimumi nesër duhet të dali një akt normativ, që ka fuqi ligjore, për të kompensuar menjëherë mbi bazën e vetëdeklarimit të gjitha bizneset atje, dëmet që atyre ju shkaktohen. Të bëhet mbi bazë vetëdeklarimi, sepse nuk ka kohë me ndejtur me prit. Ato pastaj, mbi bazën e vetëdeklarimit të mbajnë përgjegjësinë që në qoftë se e kanë gënjyer, do i kthejnë të gjitha paratë mbrapsht.
Por, bizneseve duhet menjëherë, që nesër, që pasnesër, me fond special, t'ju kompensohen gjërat. Pse? Ato po humbasin konkurueshmërinë, ato po dalin nga tregu. Unë di biznese nga nga nga Korça dhe janë biznese shumë shumë të mira, që ju janë rritur kostot e transportit me dyfish, me trefish. Unë personalisht dy herë në javë bëj rrugën atje. Është nisur shoferi në katër të mëngjesit dhe para një ore ishte akoma në Përmet, duke u kthyer.
Pra, imagjino se çfarë bëhet. Çfarë kosto. Nesër do shkojnë dy, nuk mund të shkojë një. Pra nesër do shkojnë dy. Përveç karburantit e të tjera e të tjera. Po ato? Unë e bëj dy herë në javë. Po ato që duhet ta bëjnë me 10 makina në ditë? Sepse ke sa të duash biznese shumë të rëndësishme që janë edhe me rëndësi kombëtare nga Korça, që duhet të nisin edhe 10 automjete në ditë nga Korça për të ardhur këtej. Si ja bëjnë?
Pra, pastaj ne dëgjuam ato të tjerët atje, ato bizneset familjare. Ai edhe mund ta mbylli. Po në qoftë se e mbyll, ja, ai i i pezulloi për momentin, për dy javë, tre javë humbjet e tij, po ato familjet ku do ushqehen? Ato familjet që që që do ikin prej atje, prej asaj pune. Pra duhet menjëherë një akt normativ për të kompensuar të gjitha bizneset mbi bazë të vetëdeklarimit dhe të cilët pastaj mund të merren të gjitha masat e nevojshme penalizuese për ato që do gënjejnë.
Por minimalisht, minimalisht nuk duhet t'i nxjerrim nga tregu këto lloj biznese. Minimalisht nuk duhet të demotivojmë njerëzit, të cilët shyqyr që po na arrinë në Shqipëri, që të na ikin edhe ato pastaj. Edhe që po punojnë me struktura akomoduese. Kjo është e para. E dyta pastaj unë do të thoja që ne deri tani jemi mësuar, SPAK, kjo, ajo, përgjegjësi penale e të tjera e të tjera. Por edhe dëgjojmë shpesh që thojnë njerëzit, ore për 2-3 milionë euro i bëj edhe unë dy vjet burg. Ne duhet të fillojmë menjëherë të nxjerrim një formë tjetër, përveç përgjegjësive penale, edhe formën e dëmshpërblimit ekonomik të atyre të cilët dalin që janë përgjegjës për një gjë të caktuar. Pra nuk mjafton vetëm burgu. Ato duhet të paguajnë para. Në momentin që ato do paguajnë para, duhet t'i kthejnë mbrapsht.
Me gjithë pasurinë e tyre, me gjithë pasurinë e familjes së tyre. Duhet ta dinë që edhe familja e tyre do jetë përgjegjëse.
Dëgjo, kanë shkuar edhe shumë, kanë shkuar edhe të tjerë para përgjegjësisë, pa problem. Kanë shkuar edhe shumë para përgjegjësisë, por të thashë, është një... ku nuk do doja gjysore të mbajt në në në në strukturat ligjzbatuese, por ka sa të duash që i thojnë, po i bëj nja dy vjet burg sepse kam...
Por në momentin që ti do i thuash dikujt, një inxhinierit, që ti që firmos për të bërë një detyrë publike, do paguash me pasuritë e tua personale dhe familjare, ai o nuk do merret me atë punë, ose do e masim mirë. Në momentin që ti bën për një privat, bëje si të duash, se ta merr shpirtin privati. Di ai se si t'i merr lekë ty. Ti që je inxhinier projektues. Por në momentin që ti vendos me projektu, me zbatu, me bërë diçka për shtetin, ti do paguash me pasuritë e tua. Sepse tash unë nuk e lë atë tjetrin, kur kam një marrëdhënie private, unë e çoj në gjyq dhe ja marr paratë. Po shteti, kujt, kush do ja marri paratë? Dhe në këtë mënyrë ne do fillojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë. Është e pamjaftueshme vetëm përgjegjësia penale. Duhet patjetër të fusim edhe konceptin e kostos ekonomike ndaj të gjithë atyre të cilët shkaktojnë dëm ekonomik.
© SYRI.net