Ditën e sotme, në selinë qendrore të Partisë Demokratike, misioni faktmbledhës i 28 partive simotra të Partisë Popullore Europiane diskutuan me përfaqësues të PD mbi zgjedhjet, narkoshtetin dhe rrënimin e drejtësisë në Shqipëri.
Në postimin e tij në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, e cilësoi këtë vizitë si një hap kyç për mbrojtjen e demokracisë dhe për hetimin e zhvillimeve në vend, sipas rezolutave të PPE.
Postimi i plotë:
Misioni faktmbledhës i PPE në #Tiranë
Sot, në selinë qëndrore të #PD, mirëpritëm përfaqësues nga 28parti simotra të Partisë Popullore Europiane, ku biseduam për zgjedhjet në Shqipëri, narkoshtetin dhe asgjësimin e drejtësisë.
Ky mision është rezultat i rezolutave të #PPE që kërkojnë hetim të zhvillimeve në vend.
Një hap me rëndësi të madhe për opozitën dhe demokracinë shqiptare
© SYRI.net