Balliu në takimin me misionin faktmbledhës të PPE: Krimi ka depërtuar nga AKSHI deri në Parlament

Balliu në takimin me misionin faktmbledhës të PPE: Krimi ka depërtuar nga AKSHI deri në Parlament

20:17, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një takim me misionin faktmbledhës me PPE ditën e sotme, deputeti Klevis Balliu, denoncoi ndikimin e grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në institucionet shtetërore, nga AKSHI deri në Parlament.

Ai kërkoi mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë për të luftuar krimin dhe për të rikthyer sundimin e ligjit në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Sot pata mundësinë, në një takim me EPP, të denoncoj ndikimin e grupeve kriminale dhe karteleve të drogës që kanë depërtuar në institucionet e shtetit, nga AKSHI deri në Parlament.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen e aleatëve tanë në luftën kundër karteleve dhe për të rikthyer sundimin e ligjit në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco