'Heshtja e SPAK, e habitshme'/ Shehaj: Dëmet nga kolapsi i rrugëve do t’i paguajnë qytetarët me çmime më të larta

'Heshtja e SPAK, e habitshme'/ Shehaj: Dëmet nga kolapsi i rrugëve do t’i paguajnë qytetarët me çmime më të larta

18:50, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e çështjeve ekonomike Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon, ka ngritur akuza të forta për mënyrën se si janë ndërtuar dhe administruar rrugët dhe veprat infrastrukturore në vend. Duke iu referuar rasteve të fundit të dëmtimeve dhe shembjeve, përfshirë një aks në Përmet, Shehaj tha se situata është “e tmerrshme” dhe se nuk ka lidhje me reshjet e shiut, por me ndërhyrje të gabuara dhe abuzive në terren.

Sipas saj, në shumë raste janë bllokuar burime ujore dhe janë betonuar zona që duhej të kishin drenazh funksional, çka ka sjellë gryerjen e lumenjve dhe dëmtime serioze të rrugëve. Ajo theksoi se projektet janë shpesh formale, pa studime reale hidrologjike dhe gjeologjike, edhe pse për to shpenzohen miliona euro nga fondet publike.

Shehaj u ndal veçanërisht te rasti i Tuneli i Llogarasë, duke paralajmëruar se hapja e rrugëve dhe tuneleve të pakolauduara dhe të pamarra në dorëzim është e jashtëligjshme dhe përbën rrezik serioz për jetën e qytetarëve. “Kemi arritur në pikën që themi ‘larg o Zot’, ndërkohë që shteti duhet të garantonte siguri,” u shpreh ajo.

Ekspertja kritikoi gjithashtu mungesën e reagimit nga SPAK, duke theksuar se dëmi financiar nga kolapsi i infrastrukturës është i madh dhe do të reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e kostos së produkteve dhe transportit. Në këtë kontekst, ajo akuzoi ARRSH për shkelje të ligjit, duke kërkuar që kompanitë që kanë projektuar, zbatuar dhe supervizuar punimet të detyrohen t’i riparojnë dëmet me paratë e tyre, ashtu siç e parashikon ligji, dhe jo në kurriz të taksapaguesve.

Shehaj:

Po shikoja që dhe ka ndodhur gati gati e njëjta gjë dhe në një aks në Përmet, aktualisht. Po, para tre orësh. Kjo situatë është e tmerrshme. Pse është e tmerrshme?  Kjo historia e shiut është totalisht histori e kotë. Sepse aty ku ka rënë ajo ura... Ajo ura ka rënë për një arsye të vetme. Aty ka patur një burim ujor,  dhe këta çfarë kanë bërë? Në vend të bënin atë që atë tubacionin, drenazhe, të lejonin pikërisht kalimin e ujit, këta e kanë bllokuar dhe atë çezmën historike që ka qenë aty e kanë mbyllur, e kanë betonuar dhe kanë arritur në këtë pikë që jemi sot. Kanë gryer lumenjtë. Rrugët janë me cilësi shumë të dobët. Duhet të kuptoni një gjë.

Kur lexoheshin përgjimet e Ballukut me Vis Berberin, aty duhet të kuptonim më shumë se sa thjesht korrupsionin. Pra çfarë ndodh?

Këtu kur bëhet, sepse ka tender për projektin. Tenderin për projektin e fiton X-i që thonë këta. Ai nuk bën gati-gati asgjë. Sepse pastaj ndajnë tendera dhe tenderi për projektin e Llogarasë kushtoi nja 2-3 milionë euro. Po kushtojnë 2-3 milionë euro pikërisht për këtë gjë, për të parë hidrologjinë, gjeologjinë e tokës, për të parë pikërisht këto gjëra pra, që rruga që të bëhet, të mbahet, ku të kalojë, si të kalojë, sa e trashë duhet të jetë, kush do të jenë armaturët, unë s'jam shumë inxhinier, por puna që bëjmë na ka bërë që të bëhemi dhe inxhinierë dhe juristë. Kështu që, kjo është praktikisht, ne nuk kemi më shtet sot. Ne realisht nuk kemi më shtet sot.

Pra sot jemi në dorë të Zotit. Atë që ne e kemi thënë prej kaq vitesh dhe që është alarmante për mua që njerëzit pajtohen me këtë të keqe dhe ajo zonja apo njerëz të tjerë pajtohen me këtë të keqen, "e kështu na ra", "Rama ka helikopterin". Jo, po ky popull duhet të ishte i gjithi në këmbë, t'ia merrte atë helikopterin, t'ia bënte pjesë-pjesë atij individi, e kupton? Që e quajnë veten akoma kryeministër sot. E gjithë kjo histori është sepse ne nuk kemi shtet, nuk kemi administratë, sepse po të shikoni edhe të gjitha denoncimet që janë bërë, edhe investigimet që ka bërë PLUG, edhe puna që është bërë me Belind Këlliçin për të gjithë pjesën e investigimeve të rrugëve dhe të gjithë kallëzimet që janë bërë më pas.

Duhet të kuptoni, ne kemi rrugë të pamarra në dorëzim. Ne kemi rrugë të pakolauduara.

Po pra, kur flisnim për tunelin e Llogarasë dhe kur ngritëm dhe shqetësimin dhe që u bë shumë e madhe edhe për shkak të asaj që deklaroi Belindi që ishte e pakolauduar. Larg o Zot, larg o Zot, të ndodhë kjo që ndodhi po të ketë njerëz aty brenda. Larg o Zot, sepse kemi arritur në pikën që themi larg o Zot. Ndërkohë nuk duhet të kishim larg o Zot. Është e jashtëligjshme, që ti të bësh të kalueshme rrugë të pakolauduara dhe të pamarra në dorëzim. Është e jashtëligjshme.

Dhe ajo që më habit mua është heshtja e SPAK-ut me thënë të drejtën. Nis prokuroria e Elbasanit, se çfarë është prokuroria e Elbasanit ne e dimë shumë-shumë mirë. Nis prokuroria e Elbasanit hetim dhe ndërkohë nuk ngrihet SPAK-u në këmbë. Duhet të kuptoni dhe diçka. Dëmi financiar që po ndodh sot është shumë i madh. Sepse ky dëmi financiar, pra, kjo mungesa e këtij transportit normal, përveç kostove të transportit, kjo kosto e transportit do të shkojë te kostoja e produktit.

Dhe ndërkohë mund të të ndodhi, që sigurisht kompanitë e transportit nuk do të të mbulojnë dot ty për një periudhë shumë të gjatë dhe ne sot nuk kemi një datë se kur do hapet ajo rrugë. Sepse nuk është vetëm një pikë, janë disa pjesë që tashmë nuk dihet më, mbahen apo s'mbahen më. Kështu që ne kemi probleme... Prandaj kam shkruar sot dhe thashë, kjo është tradhti kombëtare. Dhe me thënë të drejtën, unë kohën e Enverit s'e kam jetuar, se jam e lindur në '84-ën, por sot, me thënë të drejtën, kam menduar realisht që ligjet tona do të ishin, jo burgim i përjetshëm. Sinqerisht ta them. Nuk mundet të bëhet kolaps, se ne po merremi vetëm me aksin Librazhd-Prrenjas e Pogradec e Korçë.

Ti ke një problem në Himarë. Ti ke, ti ke një problem në Dardhë, pra ti ke të njëjtin problem kudo. Pra nuk është se është një tuneli i Skërficës. Pra janë të gjitha rruga e Arbrit, të gjitha më të gjitha. Ti ke të gjitha rrugët që po bien. Tuneli i Llogarasë fut ujë. Pra ti i ke të gjitha këto që fusin ujë dhe kjo nuk vjen si pasojë e shirave. Kjo vjen si pasojë e pislliqeve që kanë bërë këta individë, që krijuan një network kompanish, që herë e krijonin vetë siç krijote ky Led grupin, drejtori i ARRSH-së. Siç fuste turinjte Beneti,  Bela me shoqërinë, Carla me shoqërinë, pra e gjithë kjo gjë ka ndodhur prej shtetit.

Ti ke sot për shembull, se po dilja te kjo Baks Rjolli, ka fituar gjyqin e bija e botës, pronari. Gjyqin e kishte me avokaturën e shtetit. Avokaturën e shtetit. Dhe njolla është mu në mes të lejes së ndërtimit. Sot vetë shteti, që është i njoftuar, duhet të bllokonte, mos e kontratën e kanë nul. Po është ndërtuar Bashkim Ulaj atje. E kanë nul mor. Se s'ka kontratë, iku pronari, nuk është më ai. Dhe vetë shteti vazhdon dhe detyrohen ata të shkretët të shkojnë në gjykata. E njëjta gjë dhe këtu. Pra shteti e di, shteti i di...

Në momentin që këto janë rrugë të pamarra në dorëzim, i bie që shteti sot ka të gjithë mundësitë që ta marri atë Kolën e ANK-së, e këtë 2T-së, të gjitha firmat që kanë bërë projektimin dhe zbatimin dhe supervizimin dhe t'i detyrojë ta bëjnë me paratë e tyre. Pra, këto kostot që bën ARRSH-ja sot s'duhet t'i bëjmë ne. Duhet t'i bëjnë ata se e ka ligji, e ka ligji. E ka ligji.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco