Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Tela: Ngjarje e paprecedentë në 30 vite, u paralizua ‘arteria’ kryesore

18:29, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, gazetari Andi Tela e cilësoi shembjen masive të rrugës Librazhd-Prrenjas si një ngjarje të paprecedentë në tre dekada gazetari.

Sipas tij, ndonëse në Shqipëri ka pasur rrëshqitje apo probleme infrastrukturore, kurrë më parë nuk është bllokuar në këto përmasa një arterie kryesore pa një alternativë funksionale, duke lënë qarkullimin të paralizuar për ditë me radhë dhe me pasiguri për kohëzgjatjen e riparimit.

Andi Tela: Kjo që ka ndodhur me rrugën nga Librazhdi në Prrenjas, unë në 30 vite që merrem me gazetari, nuk e mbaj mend të ketë ndodhur në Shqipëri një gjë e tillë. Pra, ka pasur rrëshqitje rrugësh, probleme me rrugët, por në këto përmasa kurrë më parë. Pra një shembje e tillë masive e një rruge që është arteria kryesore.

Pra, ti nuk ke një variant të dytë të rrugës. Ka pasur një moment në rrugën Tiranë-Elbasan që ka pasur një shembje, por ka qenë varianti i rrugës së Krrabës dhe nuk ndjehej dhe prapë zgjidhej çështja shumë shpejt. Në këtë rast, ne kemi gjashtë ditë që është shembur rruga dhe nuk dimë sa ditë të tjera do të vazhdojë dhe sa kohë tjetër do të duhet që kjo rrugë të bëhet e kalueshme, por prapë me frikën që në segmente të tjera të saj mund të ndodhë i njëjti fenomen. Ky është problemi kryesor në një vend, i cili për dy muaj apo tre muaj, për të cilën autoritetet thonë që ka rënë shiu i madh, ka një problem tjetër me drejtuesen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco