'Kosova, lufta e heshtur' libri i Zef Mazit - Ka pasur thika mbas shpine për Shqipërinë

15:35, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Libri “Kosova, lufta e heshtur” i Zef Mazit sjell një analizë dokumentare mbi prapaskenat diplomatike të viteve 1991–1999, duke zbuluar manipulimet dhe interesat që ndikuan fatin e Kosovës. I mbështetur në mijëra faqe dokumentesh, ai synon të rikthejë të vërtetën historike dhe të ndihmojë në kuptimin e një periudhe me pasoja të vazhdueshme.

Nga Syri TV

Libri “Kosova, lufta e heshtur” i autorit Zef Mazi u promovua në Tiranë, duke sjellë në vëmendje një periudhë kyçe të historisë së Kosovës, përmes një këndvështrimi diplomatik dhe dokumentar. Vepra hedh dritë mbi zhvillimet e viteve 1991–1999, duke zbuluar prapaskenat, negociatat dhe mekanizmat e padukshëm që ndikuan rrjedhën e ngjarjeve. Autori synon ta vendosë lexuesin përballë së vërtetës historike.

Në libër trajtohen edhe projektet dhe interesat e fuqive të mëdha, të cilat, sipas autorit, kanë ndikuar drejtpërdrejt në fatin e rajonit dhe në përpjekjet për ndarjen e territoreve shqiptare.

Botuesi Bujar Hudhri e cilësoi librin një punë të thelluar kërkimore, që mbështetet në një volum të gjerë dokumentesh dhe trajton një temë ende të ndjeshme për shoqërinë shqiptare.

“Kosova, lufta e heshtur” vjen si një kontribut i rëndësishëm për të kuptuar më thellë historinë e afërt dhe rolin e diplomacisë në një nga periudhat më të ndërlikuara të rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco