Teksa u zbardhën qëndrimet e demokratëve sot në Këshllin e Mandateve, detaje dalin në lidhje dhe me qëndrimin e socialistëve për çështjen Balluku. Ulsi Manja ishte njëri nga socialistët që dha sinjalin në mbledhje se Edi Rama nuk e lëshon dot Belinda Ballukun.
Manja tha se masat e marra deri tani nga SPAK për numrin dy të qeverisë, janë të mjaftueshme.
“Masat e marra nga SPAK deri tani per Ballukun janë te mjaftueshme për hetimin”, tha Manja.
Sakaq, opozita kërkoi që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e saj.
Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka thënë në dalje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve pak a shumë se nuk do ia japim Belindën drejtësisë, por këtë ia kemi lënë Ulsiut, do ta thotë ai.
Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve Balla deklaroi:
“Nuk jemi dakord me mënyrën si është propozuar. Do të ketë informim nga unë dhe anëtarët socialist të Këshillit të Mandateve në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar. Siç e dini nuk e jep autiorizimin këshilli por seanca plenare.
Sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar raportin me emrin e pesëshesh tonë, dhe ata (opozita) do të ketë raport tjetër"
© SYRI.net