Shembja e Librazhd – Prrenjas/ Berisha nxjerr VIDEO-n e gazetarit: S’është moti, por vjedhja dhe korrupsioni!

Shembja e Librazhd – Prrenjas/ Berisha nxjerr VIDEO-n e gazetarit: S’është moti, por vjedhja dhe korrupsioni!

19:02, 22/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar me video, shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas.

Përmes një statusi në platformën sociale, Facebook, Berisha shkruan se shkaku i vërtetë i shembjes së rrugës Librazhd–Prrenjas nuk është moti, por vjedhja dhe korrupsioni.

Teksa bashkangjitur reagimit ka publikuar videon e gazetarit, Osman Stafa, Berisha thotë se ajo tregon qartë fytyrën e vërtetë dhe hedh poshtë propagandën mashtruese të Taulant Ballës.

‘Mashtrues dhe hajdutë!’, përmbyll reagimin e tij, kryedemokrati Berisham teksa i kujton të vërtetën Ballës, mbi shembjen e rrugës.

Reagimi

Edhe njëherë, shkaku i vërtetë i shembjes së rrugës Librazhd–Prrenjas nuk është moti, por vjedhja dhe korrupsioni. Ndiqeni këtë video, në të cilën gazetari i njohur Osman Stafa ia plas në fytyrë dhe e hedh në lumë propagandën mashtruese të Taulant Bego Jaris, Taos, i cili gënjeu duke deklaruar se shembja e urës ka ndodhur për shkak se ajo është ndërtuar para 30 vjetësh (me pak fjalë, në kohën e Saliut) dhe për shkaqe “natyrore” është degraduar drejt shembjes! Mashtrues dhe hajdutë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco