Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer me rritje page punonjësit e policisë, pas dhunës brutale të Policisë së Shtetit, në protestën e 20 shkurtit. Ndërsa njoftoi rritje page për 720 punonjës policie, Rama u shpreh i vendosur për të vijuar edhe me projektin e rrjetëzimit të qendrës së qytetit të Durrësit, pavarësisht protestave të banorëve që do të humbin shtëpitë e tyre.
Syri TV
Dy ditë pas dhunës brutale në protestën e opozitës, Kryeministri Edi Rama, ka shpërblyer punonjësit e policisë së shtetit që dhunuan brutalisht protestuesit dhe sulmuan me gaz lotsjellës qytetarët duke paralajmëruar rritje page për ta. Gjatë podcastit të tij ‘Flasim’, shefi i qeverisë argumentoi rritjen e pagës për forcat RENEA, forcat operacionale dhe forcat kombëtare të sigurisë, me justifikimin që ata shërbejnë në vijën e parë të rrezikut.
Rama ka tjetërsuar edhe progres raportin e Parlamentit Europian, duke e cilësuar si një vlerësim për Shqipërinë, megjithëse ky raport ngrinte shqetësimin për nivelin e lartë të korrupsionit, ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë dhe problematikat me shitblerjen e votës në zgjedhje.
Ashtu si para një jave, kryeministri ka bërë të ditur që do të vijojë punën me projektin e shumëkundështuar TID, pavarësisht protestave të qytetarëve të Durrësit, të cilat do të humbin shtëpitë e tyre nga ky projekt.
© SYRI.net