Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta 'pushton' Tiranën, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Berisha i bën thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare

Berisha i bën thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare

15:56, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-së, ka lëshuar një alarm kombëtar mbi situatën kritike ku ndodhet vendi. Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si një regjim diktatorial që ka tejkaluar në dëm kombëtar edhe diktaturën e kaluar, duke e vënë Shqipërinë në rrugën e shuarjes demografike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paraqiti të dhëna tronditëse mbi gjendjen e popullsisë: “Në rrafshin e dëmit kombëtar kjo faktohet më e dëmshme se ajo tjetra në kuptimin që ai persekutoi 120 mijë shqiptarë, 40 i çoi në kampe përqendrimi, 60 mijë i pushkatoi. Kurse ky largoi nga Shqipëria në 10 vite 45% të shqiptarëve dhe ne nuk po e realizojmë se si ne po vrapojmë drejt shuarjes. Nga viti 1990 – 2026 lindjet janë ulur në 74%. Vjetërsimi i popullatës është bërë me ritme 300% më të mëdha se sa në Europë. Sipas të gjitha përllogaritjeve demografike, pas 50 vitesh Shqipëria nuk do të ekzistojë si vend shqiptarësh”, paralajmëroi lideri i opozitës.

Berisha denoncoi atë që ai e quajti "mburojë ligjore për vjedhjet", një praktikë e paprecedentë ku Kryeministri përdor ligjin për të mbrojtur korrupsionin galopant. Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë këtë model dhe është i përgatitur të kthejë në "pikën zero" procesin e integrimit të Shqipërisë.

Kryetari i opozitës vuri në dukje ndryshimin drastik në numrin e të punësuarve në administratë, i cili ka shkuar në 240,000 rrogëtarë nga 97,000 që ishin më parë. Sipas tij, kjo është një tentativë për të mbajtur peng 240,000 familje përmes rrogës shtetërore, duke penguar fëmijët e tyre të ngrihen kundër regjimit.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen që ta shohin këtë jo si një betejë partiake, por si një betejë për ekzistencën e Shqipërisë:

•Protesta në diasporë: Mobilizim i plotë pranë ambasadave të Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare.

•Mbrojtja e votës: Çdo qytetar që beson te dënimi i vjedhjes dhe te rruga evropiane duhet të jetë në shesh.

•Protesta paqësore: Mobilizim i përgjithshëm kundër regjimit Rama-Balluku për t'i kthyer vendit legjitimitetin.

"Kjo betejë është plotësisht e fitueshme. Mediat ndërkombëtare po pasqyrojnë realitetin tonë sepse këtu po mbrohet korrupsioni. Duhet t'u tregojmë vendeve të lira se kush qeveris vërtet në Shqipëri," mbylli fjalën e tij Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco