Xhufi: Hedhja e gazit në xhami, akt diktatorial i Ramës. Kryeministri do të jepte dorëheqjen për...

14:45, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në SYRI TV, Alessandro Xhufi, anëtar i Departamentit "Brain Gain" të Partisë Demokratike, komentoi situatën e ndodhur gjatë protestës së djeshme.

Xhufi theksoi se veprimet e autoriteteve, si përdorimi i gazit lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë dhe arrestimi i të miturve, janë një shenjë e qartë e dhunës shtetërore. Ai u shpreh se në një vend demokratik si Holanda, po të ndodhte një ngjarje e tillë, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë.

Xhufi gjithashtu theksoi se ky akt i dhunshëm i kujton atij periudhën e diktaturës komuniste, duke bërë një paralelizëm të drejtpërdrejtë me metodat e Enver Hoxhës.

Pjesë nga deklarata:

Diferenca thelbësore midis të bërit politikë në Shqipëri dhe të bërit politikë, për shembull, në Hollandë, ku po jetoj në këtë moment, është se ne e përjetojmë shumë emocionalisht. E përjetojmë emocionalisht sepse dje, kur unë isha në protestë, e ndjeja veten në një familje. Ndërsa në Hollandë, secili është atje për veten e tij, secili do të bëjë karrierën e tij, secili ka interesat e tij. Unë mbështes këtë parti sepse më heq 5% nga taksat në fund të vitit, apo sepse më jep... Për shembull, unë vij nga sektori i studentëve në Hollandë. Sektori i studentëve në Hollandë voton partinë e qendrës, sepse partia e qendrës garanton më shumë fonde dhe mbështetje për universitetet. Kjo është arsyeja, nuk ka më shumë arsye pas kësaj.

Sot në Hollandë, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen, me siguri, po të kishte ndodhur një ngjarje e tillë. Po kjo nuk është vetëm çështja e të rinjve që u arrestuan, por një gjë shumë e rëndësishme që ndodhi dje dhe që më rikujton diktaturën komuniste, është hedhja e gazit në xhami. Mosrespektimi i Zotit është diçka që Edi Rama ka, dhe që e kishte dhe Enver Hoxha.

Jo, trembje nuk ka, sigurisht. Normalisht, që rritet edhe pjesa emocionale e të gjithë protestuesve dhe të rinjve. Ama, thashë një gjë dje në protestë: këta besojnë se ne jemi shpirt të ligj si ata, thashë gjatë protestës. Por problemi është që ne nuk e kemi me policinë në vetvete. Askujt nuk i intereson policia në vetvete, sepse ai vjen nga një familje, ai ka fëmijët e tij, ka prindërit e tij, dhe asnjëri nuk ka gjë me policinë në vetvete. Ama këta përdoren nga qeveria dhe bëjnë dhunë çdo herë që ne jemi në protestë, disa herë pa arsye. Për shembull, dje u hodh uji me piper, ndërkohë që kryetari Sali Berisha as nuk e kishte mbaruar fjalimin. Kjo është e pabesueshme në një vend normal.

Po, në fakt po më duket se në fund të ditës, më shumë inat e kanë policët ndaj nesh sesa ne ndaj policëve.

Mesazhi im është që angazhohuni, angazhohuni dhe angazhohuni, sepse nuk është as protestë e Partisë Demokratike, apo e Partisë së Lirisë, apo e partisë që dëshironi ju. Është protestë për Shqipërinë, është protestë për shqiptarët. Edhe në fjalimin tim të parë në Selinë Blu kam thënë një shprehje që ishte e të parit kombëtar: Shqipëria shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.

Jo. Ose janë mbytur me këto programe, reality show-t.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco