Berisha: Protestuesi do të zhveshin çdo të maskuar dhe ta nxjerrin në publik se kush është

13:18, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një diskutim me qytetarët, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se çdo përpjekje për të maskuar identitetin në protestat e opozitës do të përballet me një reagim të menjëhershëm. Berisha i bëri thirrje protestuesve që të heqin çdo maskë dhe të zbulojnë ata që përpiqen të fshihen, duke i nxjerrë ata në publik.

Ai i quajti të maskuarit dhe patronazhistët si pjesë të një bande të organizuar dhe kërkoi që ata të ndëshkohen në vend për provokimet që bëjnë gjatë protestave paqësore.

Berisha theksoi se protesta e opozitës është e pastër dhe paqësore, dhe çdo tentativë për të destabilizuar situatën do të ndëshkohet, duke garantuar se protestuesit do të mbrojnë paqen dhe dinjitetin e kauzës së tyre.

Fjala e tij:

Renis Hackaj: A e lejon ligji që persona me kapuç në kokë, komplet të paidentifikueshëm të bëjnë ndalime të qytetarëve pa shkak, pa asnjë shpjegim. A mund të hetojë kuvendi rritjen e këtyre kapuçonëve në protestat e opozitës.

Sali Berisha: Këta janë bandë dhe jam shumë dakord me ty, dhe ftoj qytetarë që çdo maskë ta sulmojnë dhe ti heqim maskën. Ju garantoj se e kam parë dhe dje, do marrin urdhër protestuesit që çdo të maskuar ta zhveshin, ta sulmojnë dhe ti heqin maskën e ta nxjerrin në publik se kush është.
Kanë përdorur gjithashtu, me qindra patronazhistë civil të cilët mercenar ndiqnin demokratët, drejtuesit e PD-së, deputetët etj. Edhe ata do të ndëshkohen në vend, protesta jonë është paqësore.
Ata që vijnë për të provokuar do të marrin ndëshkimin që meritojnë si provokator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco