Berisha: Këta nuk janë policë, por janë banditë. Të lirohen të gjithë të arrestuarit

00:04, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme ka pasur efektivë civilë të cilët kanë shoqëruar e arrestuar protestues...

Sali Berisha: Kanë qenë policë, ata janë rrugeqër që ne do ti identifikojmë dhe i garantoj se do të përballen me pasoja shumë serioze. Sepse disa prej tyre i kemi identifikuar dhe kanë ardhur edhe rreth selisë dhe ua bëra të qartë që, hodhën bomba tymuese dhe gazi në seli, por këta kanë qëndruar edhe mbrapa për të ndjekur protestuesit dhe jo vetëm protestuesit por edhe qytetarët që kalonin në rrugë.
Ne do i identifikojmë këta. Këta nuk do konsiderohen më forca rendi, por do të konsiderohen banditë dhe do të marrin përgjigje si banditë kudo që të jenë.

Tritan Shehu: Kam për të thënë se të dy pacientët do të hospitalizohen. Njëri ka shkuar në pavion lart, ka përfunduar ekzaminimet dhe do të shtrohet. Tjetri ka bërë skanerin dhe ai do të shtrohet për tu ndjekur më tej dhe për tu mbajtur nën kontroll. Shpresojmë dhe urojmë që të mos ketë ovolucion negativ. 
Dua të falënderoj me këtë rast kolegët e mi që po i ndjekin dhe po i trajtojnë me mjaft seriozitet dhe me mjaft përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.

Sali Berisha: Për ne këta janë heronj të vërtetë të kryengritjes paqësore, sikundër janë të tillë të gjithë ata 28 qytetarët që ndodhen në qelitë e komisariateve. Dhe paralajmëroj veçanërisht atë të Komisariatit 1, një ushtar i Ergys Agasit që nëse një protestues cenohet, preket do të përgjigjet penalisht. 
Edhe komisariatet e tjera. Protestuesit siç bënë me adoloshentët protestën e kaluar, të cilët i terrorizuan dhe u nxirrnin police si psikologe, edhe atë do ta gjejmë ne. Kërkoj që të trajtohen në përputhje me të gjithë ligjet dhe të mos kërcënohen, të mos u bëhet presion dhe të lirohen menjëherë, se nuk kanë kryer asnjë krim. Përkundrazi i kanë shërbyer shoqërisë dhe vendit me protestën e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco