Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas protestës kombëtare të opozitës të organizuar në Tiranë.
Meta shkruan se, asgjë nuk e ndal uraganin e lirisë.
Reagimi i Presidentit të PL, Ilir Meta:
20 Shkurti i rrëzimit të diktaturave konfirmoi vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur regjimin e kalbur të Edi Ramës.
As plumbat e gomës, as dhuna kriminale dhe as rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk e ndalin dot uraganin e Lirisë.
Mirënjohje për guximin, qëndresën dhe vendosmërinë për t’i rikthyer Shqipërisë me çdo çmim Lirinë.
FITORE!
© SYRI.net