Vetëm pak minuta më parë, Syri TV transmetoi pamjet e rënda, ku një i ri protestues paqësor u godit direkt në kokë nga një granatë e gazit lotsjellës të hedhur nga policia e Edi Ramës. Siç shikohet në pamjet e siguruara, i riu, i cili ishte pjesë e protestës paqësore, ra në tokë pasi u godit nga shpërthimi i kapsollës së gazit.
I riu është intentifikuar si shtetasi, Xh.Z, 35 vjeç. Protestuesi sapo ka arritur në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjeksore.
Mungesa e ambulancës gjatë protestës ka detyruar protestuesit dhe qytetarët e tjerë që ta transportojnë të riun me mjete private, pasi shërbimi i urgjencës nuk ka qenë në protestë duke shkelur edhe ligjin dhe protokollet pasi prezenca e tyre gjatë tubimeve apo protestave kombëtare është i detyrueshëm.
© SYRI.net