Noka: Policia e Ramës përdor terror dhe gaz lotsjellës për të shpëtuar narko-regjimin, qytetarët masakrohen

Noka: Policia e Ramës përdor terror dhe gaz lotsjellës për të shpëtuar narko-regjimin, qytetarët masakrohen

21:24, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër mbi reagimin e e policisë n protestën eopozitës para Kryeministrisë, ku u përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.

Noka e cilësoi ndërhyrjen e policisë si një akt terrori dhe akuzoi qeverinë se po lufton për të shpëtuar një “narko-regjim” në rënie. Në një deklaratë të fortë, ai theksoi se përdorimi i forcës së tepruar ka treguar se regjimi i Edi Ramës e ndjen fundin e tij dhe është gati të sillet si bisha e plagosur.

Noka akuzoi dy zyrtarë të lartë të policisë, Ilir Proda dhe "i famshmi Bizhga", si ata që urdhëruan hedhjen e gazit mbi protestuesit paqësorë, duke i cilësuar si “dy qen të tërbuar” të narko-patronit.

Deputeti i PD-së paralajmëroi se revolta qytetare do të vijojë deri në rrëzimin e këtij regjimi, duke kërkuar një qeveri teknike që të rikthejë zgjedhjet e lira në vend.

Fjala e tij:

Përpjekja për të krijuar terror nga paniku ndihet. E gjithë kjo që patët është një përpëlitje e narko-regjimit. Përpëlitje, sepse ata e ndjejnë fundin. E përsëris, ata e ndjejnë fundin dhe ju e dini më mirë se kushdo: bisha kur është e plagosur sillet si e tërbuar. Revolta qytetare, protestat paqësore, demokratike që ka zhvilluar Partia Demokratike dhe opozita e kanë gjunjëzuar narko-regjimin. Të jeni të sigurtë që ata e nuhasin fundin më mirë se kushdo tjetër. E përsëris, dy kriminelët që urdhërojnë gaz mbi protestuesit paqësorë: Ilir Proda dhe... e dini ju kush është i dyti? I famshmi Bizhga. I kudondodhuri, vetëm me një mision: për të sulmuar opozitën. Bizhga.

Ata janë dy qen të tërbuar të narko-patronit, që përpiqen të shpëtojnë lëkurën e vet, pasi si njëri, ashtu edhe tjetri, janë të zhytur. Proda tashmë dihet, nuk është përfaqësues i ligjit, është përfaqësues i karteleve dhe i Gjusit. Ata përpiqen të kërcënojnë, të shantazhojnë dhe të ushtrojnë terror mbi qytetarët për t’u mbrojtur, për të shpëtuar lëkurën e patronit. Nuk shpëtojnë. Të jemi të sigurtë, asgjë nuk e ndalon revoltën qytetare derisa të shembet narko-regjimi, derisa pushteti i hajdutëve, banda e plaçkitësve, të lirojë vendin për një zgjidhje politike.

Deri atëherë, nuk ka ndalim nga opozita. I përshëndes dhe i falenderoj të gjithë qëndrestarët që sot treguan se janë të vendosur të mos i ndahen betejës së tyre. Është mision. Të gjithë opozitarët që ishin në shesh sot treguan se misioni është më i shenjtë se çdo sakrificë. Besimtarët që po bënin sakrificën për Ramazanin aty, u masakruan si të ishin bagëti të futur në thertore, duke u rrethuar dhe duke u hedhur gaz nga të gjitha anët. U masakruan edhe qytetarët. Por misionarët nuk ndalen. Këtë duhet të jeni të sigurtë. Nuk ndalen as me gaz, as me terror, as me asgjë.

Ju e patë, e përsëris, e patë të riun që e plagosën aty? Që ra pa ndjenja? Gjysmë ore, askush nuk donte t'ia dinte. Jo, jo, jo, askush. Pse? Sepse i gjithë shteti është në funksion të lëkurës së narkosit kryesor. Por ata e kanë bërë llogaritë gabim dhe ju garantoj që llogaritë e tyre nuk do të dalin. Llogaritë e misionarëve do të dalin. Rrëzimi i këtij narko-regjimi dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike, e cila të ketë një mision: të rikthejë zgjedhjet e lira si shtylla kryesore të demokracisë në vend.

 Pa këtë zgjidhje politike, Shqipëria nuk mund të ecë përpara. Sot të gjithë e panë që destabilizuesi i Shqipërisë ka vetëm një emër: Edi Rama. I gjithë ky popull, e gjithë kjo energji që kishte vërshuar sot, kishte edhe një mesazh të veçantë për narkosin. Ti ke bërë ligje, ke bërë ligje, ke bërë ligje për t'u mbrojtur nga ligji. Nuk ta pranon kush.

 Është një rast unik në botë që një pushtet të bëjë ligje për të mbrojtur veten nga ligji. Ligji do të veprojë, por para se të veprojë ligji, këta qytetarë treguan që veprojnë dhe nuk ndalen. Kaq kisha, faleminderit.

Ne jemi në protestë. Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco