VIDEO/ Berisha: Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë, regjimi po përdor mjete të ndaluara me ligj

20:21, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duke folur mediat nga zona  e rrugës së Elbasanit, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se, Tirana është në duart e kryengritësve paqësore.

Sipas Berishës, policia i ka kaluar vijat e kuqe dhe do të mbajë përgjegjësi për këtë.

‘Do qëndrojmë në fushëbetejë

Vendi ynë është në fushëbetejë.

Siç e shihni ju, Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh.

Kanë nxjerrë dhe po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore.

Por kjo nuk i bën më me shpresë, përkundrazi kjo i bën më të pashpresë.

Po i kalojnë vijat e kuqe. Do të mbajnë përgjegjësi’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco