Teksa protestuesit paqësorë nën udhëheqjen e liderit demokrat Sali Berisha i janë drejtuar Parlamentit të Shqipërisë, e diktuar nën urdhrat e kryepolicit Ilir Proda, uniformat blu kanë zbarkuar drejt Kuvendit, për të qëndruar në ballë të protestuesve.
Dhjetëra forca policore, përfshirë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponja kanë zbarkuar drejt Kuvendit, për t’u bërë presion përmes forcës në numër protestuesve paqësore, për të mos i lejuar ata që të protestojnë kundër një parlamenti të kapur e të diktuar nga krimi.
Gjithashtu Policia ka vendosur një gardh metalik, në mënyrë që të krijojë barrierë mbrojtëse ndaj protestuesve të cilët ndryshe nga uniformat blu nuk janë aspak të armatosur e të dhunshëm, siç ndryshe policia po i sfidon ata duke i provokuar me bote uji dhe gaz lotsjellës.
© SYRI.net