Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheun nuk ta fal!

Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheun nuk ta fal!

18:23, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kur Fan Noli i kërkoi presidentit amerikan Woodrow Wilson mbështetje për shqiptarët dhe luftën e tyre për pavarësi dhe moslejimin e copëtimit të tokës shqiptare, ai i garantoi se veç një zë kishte në Kongres dhe atë do ta përdorte për shqiptarët. Mirënjohës deri në përgjërim, Noli ia ktheu se do t’ia përcillte mesazhin e tij bashkëkombasve në atdhe dhe do t’i siguronte ata për mbështetjen e presidentit. Si për t’i dhënë një leksion një kombi të tërë, presidenti e ndalon Nolin duke i thënë se, nëse ua jep një garanci të tillë, ata do të flenë të qetë. Zgjidhja do të vijë nga vetë shqiptarët!

Nuk kanë qenë të paktë drejtuesit e shtetit shqiptar që në historinë e kombit tonë kanë kërkuar strehim moral, simbolik e deri lateral fizik tek të huajt. Çdoherë, përgjërimi në derë të huaj ka qenë arratisje nga gjykimi i brendshëm dhe rrallëherë ka qenë përfaqësim diplomatik dinjitoz. Të huajt, megjithë kthjelltësinë apo rigorozitetin e tyre politik dhe diplomatik, do të mbesin të huaj për kontributet dhe mëkatet e liderëve shqiptarë ndaj kombit që i ka votuar. Herë të orientuar nga diplomacia, herë nga interesat individuale e herë viktima të lobizmit, asnjë i huaj nuk do të mund të orientojë dot kurrë vetëgjyqësinë e kombit shqiptar.

Pa i ndjerë në lëkurë 13 vitet e përpëlitjes së shoqërisë sonë si e tërë dhe në çdo fushë, është e vështirë të kuptosh rëndesën e pasojave të një qeverisjeje kundër shtetasve të saj. Shtëpitë e braktisura, pagat e skamjes, padrejtësitë ligjore, ankthi i të bashkëjetuarit me krimin, shëndetësia indiferente deri vrasëse, arsimi i ndytur në injorancë akademike, vjedhja si shenjë force dhe legjitimiteti, shtet i dorëzuar në skema masive korrupsioni, ndërsa ky i fundit është injektuar si e keqe e domosdoshme. Qeveria Rama shkelmoi mundin e prindërve tanë, përbuzi ëndrrat tona dhe mohoi një të ardhme në Shqipëri për brezin që do të vinte. Duhet t’i ndjesh në lëkurë plagët e këtij pushteti për të kuptuar se gjithçka është përtej politikës. Atdheu i tradhtuar nga përbuzja dhe përçmimi nuk fal.

Ligjësi në historinë e kombit tonë: zgjidhja do të vijë vetëm nga shqiptarët!

/Autori është kryetar i FRPD Vlorë/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco