Protesta e PD-së/ Qytetarët: Rama na shkatërroi pronat, kërkojmë drejtësi

17:36, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vetëm pak minuta para fillimit të protestës të thirrur nga Partia Demokratike, qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në oborrin e selisë së PD-së dhe në shesh. Në një deklaratë për Syri TV, ata shprehën zemërimin dhe shqetësimet e tyre për qeverisjen aktuale.

“Unë kam shumë dëshirë të marr pjesë, është diçka që nuk e humbas kurrë në këto protesta, por nuk mundëm më ta durojmë atë, atë të majtin, Ramën. Kurrë s’mundem ta duroj,” tha një qytetar, duke theksuar presionet e përjetuara personalisht dhe në biznesin e tij që u mbyll pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste.

“Sot presim që me një mendim të mirë të komandantit tonë, gjërat të ndryshojnë. Unë kam mbështetur Partinë Demokratike që nga viti ’92, qoftë në pushtet, qoftë në minorancë.”

Qytetari tregoi se biznesi i tij me 14 punëtorë u shkatërrua dhe pronat iu dëmtuan me fadromë, duke theksuar se këto veprime janë një mesazh politik. Ai tha se nuk ka më çfarë të presë nga pushteti aktual dhe se qytetarët janë të vendosur të kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco