Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e kësaj të premte në Tiranë, teksa këtë 20 shkurt shënohet 35-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto të Edi Ramës si diktator, Berisha lëshoi kushtrimin e 20 shkurtit, si ditën e rrëzimit të diktatorëve.
‘Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur!’ , shkruan lideri demokrat, teksa fton qytetarët t’i bashkohen opozitës në shesh në orën 18.00
© SYRI.net