Qindra qytetarë nga Lushnja janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike.
Udhëtimi i protestuesve është realizuar kryesisht me mjete të vogla private, pasi asnjë kompani e transportit publik nuk ka pranuar të ofrojë shërbim.
Burimet bëjnë me dije pëer SYRI se kompanitë i druhen sanksioneve dhe formave të mundshme të presionit apo hakmarrjes nga qeveria.
Qytetarë të moshave të ndryshme janë shprehur se sot, më shumë se kurrë, ka arsye për të qenë në protestë. Sipas tyre, varfëria, korrupsioni, keqqeverisja dhe vjedhja e parave publike vazhdojnë të mos ndëshkohen, duke rënduar jetën e përditshme të qytetarëve dhe duke minuar besimin te institucionet.
© SYRI.net