Skandaloze/ Policia rrëmben aktivistin për të mos marrë pjesë në...

Skandaloze/ Policia rrëmben aktivistin për të mos marrë pjesë në...

15:39, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivisti Andrea Bregu është rrëmbyer nga narko-policia e Edi Ramën, vetëm pak orë përpara protestës kombëtare të thirrur nga opozita, përballë kryeministrisë në orën 18:00.

Këtë denoncim e ka bërë vetë aktivisti Bregu, i cili në një postim në Facebook, deklaron se prej më shumë se dy orësh është marrë nga shtëpia për në Komisariatin Nr.4 dhe tani ndodhet i shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

‘Prej më shumë se dy orësh jam marrë nga shtëpia për në Komisariatin Nr.4 dhe jam i shoqëruar AKTUALISHT në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një muhabeti me ZPZ-në në makinën e policisë para një ore e gjysëm marr vesh se jam shoqëruar për të mos marrë pjesë në orën 18:00 në protestë. DEKLAROJ SE nuk do të flas asnjë fjalë pa prezencën e Avokati Altin Goxhaj’, shkruan Bregu.

Kujtojmë se ditën e djeshme narkopolicia e Edi Ramës ka shpallur në kërkim shtetasin nga Durrësi, Ilir Hamedani, nën akuzën qesharake të nxitjes për akte dhune.

LEXO DHESYRI TV/ Rama hakmerret ndaj qytetarëve, shpallet në kërkim Ilir Hamedani

Me këto lëvizje të fundit të Edi Ramës dhe me urdhrat antiligjore që kërkon të frikësojë qytetarët e vjedhur prej tij dhe ministrave të kabinetit, kuptohet se narkoregjimi është në grahmat e fundit të ekzistencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco