'Sot dita e guximit dhe e shpresës!'/ Blushi thirrje qytetarëve: Koha për ta rrëzuar narko-diktaturën!

'Sot dita e guximit dhe e shpresës!'/ Blushi thirrje qytetarëve: Koha për ta rrëzuar narko-diktaturën!

12:17, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Opozita do të dalë sërish sot në protestë para Kryeministria, duke kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Tubimi është planifikuar të nisë në orën 18:00, ndërsa protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Thirrja për protestë është shoqëruar edhe me reagime nga përfaqësues të opozitës në rrjetet sociale. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se kjo ditë përfaqëson “guximin dhe shpresën” për qytetarët.

“Sot është dita e guximit dhe e shpresës! Shqiptarët nuk mund të pranojnë vjedhjen, dhunën, padrejtësinë dhe gënjeshtrën si normalitet. Sot është dita jonë! Koha për ta rrëzuar narko-diktaturën!”, shprehet Blushi në mesazhin e tij, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestë.

Protesta pritet të zhvillohet këtë pasdite, ndërsa organizatorët paralajmërojnë pjesëmarrje të gjerë nga mbështetës të opozitës.

ImageImage

Postimi i Blushit: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco