Lagjja pranë varrezave çon banorët e Elbasanit në protestë: Kryetari na tha se vendimi është marrë

10:39, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe në mëngjesin e sotëm banorët e zonës së Belerbej, pikërisht në lagjen Emin Matraxhiu, shumë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit, janë mbledhur përpara Bashkisë së Elbasanit ku kërkojnë dhe takim me kryetarin e bashkisë, për shkak se të gjitha kërkesat e tyre lidhur me afirmitetin e varrezave më pranë banesave të tyre sesa ligji e përcakton, nuk është marrë parasysh.

Banorët shprehen se ndihen të papërfillur nga ana e bashkisë dhe se ndjejnë se premtimet që janë bërë se largësia nga varrezat, parcelat e reja pra dhe banesat e tyre do të ishte 100 m, tanimë nuk është respektuar duke qenë se punimet dy ditë më parë kanë vijuar shumë pranë banesave të tyre, le të themi rreth 50 metra larg portës kryesore të të njërës prej banesave.

LEXO EDHE: Banorët e Belerbej protestojnë sërish para Bashkisë Elbasan: Prej muajsh presim zbatimin e largësisë së banesave nga varrezat

Gazetarja e Syri TV,  Albana Aliaj raporton se banorët sërish ditën e sotme kërkojnë një takim me kryetarin e bashkisë, të cilin ndonëse e kërkojnë që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm nuk kanë pasur një mundësi për ta pasur një takim për të diskutuar dhe më nga afër këtë çështje.

Ndërkohë që nga ana tjetër, anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak kanë qenë gjatë gjithë kohës në mbështetje të banorëve të zonës së Belerbej, lidhur me këtë situatë shqetësuese.

Emin Matraxhiu, një nga banorët e zonës deklaroi se e banorët kishin folur më parë me nënkryetarin e bashkisë, i cili premtoi që punimet në zonë do të zhvilloheshin duke respektuar distancat minimale ligjore dhe duke siguruar hapësira të gjelbra midis varrezave dhe banesave.

Megjithatë, punimet e nisura dje janë kryer duke shkelur këto distanca, të cilat aktualisht janë vetëm 50 metra, ndërsa ligji parashikon minimalisht 100 metra.

Banorët shprehin shqetësimin se projektet e tilla prekin drejtpërdrejt të paktën 30 familje dhe rrezikojnë sigurinë dhe ambientin për fëmijët dhe komunitetin.

Deklarata e plotë:

Po, neve ishim dhe në fund të janarit këtu, domethënë folëm me nënkryetarin e bashkisë.  Erdhi dhe atje në terren, ai na premtoi që do respektohet ligji, distancat dhe çdo gjë.

Dhe dje kanë filluar prapë punimet atje duke mos i respektuar distancat që na tha.  

 Tani e kanë çuar diku te 50 metra me atë që matëm dje. Por prapë është e papranueshme se në ligj është minimalja 100 metra.

Dhe me kusht që të ketë zonë të me pemë, me lulishte, që të kufizohet me varrezat, mos kemi kontakt direkt me varrezat, se aty do kalojnë fëmijët dhe nuk është, nuk është normale domethënë që.

Minimumi mund të jenë 30 familje që preken direkt dhe indirekt nga ky projekt, sepse pavarësisht se nuk jemi shumë veta këtu, por kemi ardhur si përfaqësues të të tjerëve.  Janë shumë më shumë familje se aq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco