'Regjimi më i izoluar se kurrë', Gazetari: Intensiteti më i madh i protestave kombëtare në 35 vite

09:17, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledi Kasmi, i ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto”, komentoi situatën politike dhe protestat e opozitës, duke theksuar rëndësinë historike të datës së sotme, 20 shkurtit, dhe intensitetin e lëvizjes qytetare.

Kasmi rikujtoi momentet e para të protestave të Partisë Demokratike dhe rolit të qytetarëve në rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha, duke e lidhur atë me thirrjen për ndryshim dhe rrëzimin e një “monumenti të ri të diktaturës” që sipas tij po ngrihet sot në Shqipëri.

LEXO EDHE: Protestë kundër qeverisë Rama, opozita rikthehet në shesh

Ai u ndal te rritja e masës së protestuesve, nga 10,000 në protestën e parë, në mbi 24,000 në protestat e fundit, duke e cilësuar këtë si intensiteti më i madh i protestave kombëtare në 35 vitet e fundit.

Kasmi theksoi gjithashtu ndikimin ndërkombëtar, duke shtuar se regjimi aktual është “më i izoluar se kurrë”, dhe se protestat e Partisë Demokratike dhe qytetarëve paraqesin mundësinë e artë për të materializuar ndryshimin në vend.

Deklarata e plotë:

“Shiko Flavio, të shohim ecurinë e protestave dhe simbolikën.

Sot është 20 shkurti, është data e rrëzimit të shtatores monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha.

 Është një ditë vërtetë interesante. Unë kam pasur emocione jashtëzakonisht shumë të mëdhaja, 35 vite më parë, kur dolëm nëpër rrugët e Tiranës dhe nuk dolëm për të rrëzuar shtatoren e Enver Hoxhës, dolëm thjesht për t'iu bashkuar një proteste që zhvillohej në Qytetin Studenti ku ishin edhe studentët në grevë urie, po ishin ftuar dhe sindikata, kishin ftuar qytetarët që të bashkoheshin atje.

Dhe pastaj ajo që ndodhi ishte vërtetë historike. Është një monument historik i protestës së qytetarëve të Tiranës, të cilët u derdhën në të gjithë rrugët e Tiranës dhe nga të gjitha anët u dyndën në sheshin Skënderbej.

Prandaj sot është një thirrje edhe për qytetarët e Tiranës që të bashkohen në këtë protestë, jo thjesht për të kujtuar një datë, por për të rrëzuar një monument të ri që po ngrihet, një monument të ri diktature që po ngrihet sot në Shqipëri dhe për të rrëzuar një sundimtar.

Protesta e parë që u mbajt me 24 dhjetor mos gaboj, ka qenë në momentet nga më të vështirat që ka qenë Partia Demokratike. Dhe unë besoj që në atë protestë, që kishte shumë dilema nëse do të ishte e suksesshme apo nuk do të ishte e suksesshme, arritën që të mblidheshin rreth 10,000 protestues.

Me kalimin e protestave, pra nga protesta e parë në protestën e dytë, kur dikush mund të kujtonte që do të ulej ritmi, do të ulej numri i protestuesve, në fakt ndodhi e kundërta.

 Numri i protestuesve u dyfishua. Ne kemi pasur rreth 20.000, mos më shumë se 20.000 protestues në protestën e dytë. Në protestën e tretë, kemi pasur rreth 3000-4000 protestues më tepër, pra shkoi diku te 23.000 apo 24.000.

Dhe po të shohësh intensitetin e protestave që ka zhvilluar Partia Demokratike gjatë këtyre dy muajve po themi, është më i madhi, me intensitetin më të madh i protestave që ka zhvilluar në 35 vite. Po flasim për protesta kombëtare.

 Sot jemi në ditën që do zhvillohet protesta e katërt dhe unë besoj që me gjithë kushtet e vështira atmosferike, qytetarët do t'i përgjigjen thirrjes së opozitës dhe Partisë Demokratike për të qenë në këtë protestë.

Aq më tepër që është një moment tashmë që ne po shohim që ka ndryshime jashtëzakonisht shumë të mëdhaja, si në arenën ndërkombëtare, si në marrëdhëniet e Partisë Demokratike me partnerët tanë ndërkombëtarë, si me marrëdhëniet e Partisë Demokratike me partnerët ndërkombëtarë, si në reagimet e vetë ndërkombëtarëve ndaj kësaj, këtij regjimi.

Ky regjim sot është në ditët e tij më të vështira, më të izoluar se kurrë ndonjëherë më parë dhe Partia Demokratike dhe qytetarët kanë mundësinë e artë që të mund të materializojnë ndryshimin përmes protestave".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco