A po luftohet krimi? Anri Bala: Policia i ka mjetet por nuk kanë vullnet, një pjesë janë ortakë

22:14, 19/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tentativa për grabitjen e një banke të nivelit të dytë pak ditë më parë më 12 shkurt të këtij viti dhe atentati në Rinas që i mori jetën Gilmando Danit dhe mikut të tij në nëntor të 2025 rikthyeu në vëmendje debatin mbi kapacitetet dhe përgatitjen e Policisë së Shtetit dhe ngre pyetje serioze mbi strategjinë e reagimit të forcave të rendit përballë krimit.

Analisti Anri Bala i ftuar në studion e Çim Peka Live në Syri Tv thotë se në rastin e grabitjes së bankës, dërgimi i dy efektivëve të zakonshëm për t'u përballur me një autor të armatosur me kallashnikov ishte një gabim strategjik, pasi mund të rrezikonte jetë. Ndërkohë në atentatin në Rinas ishte i  mirëorganizuar nga krimi i organizuar.

Anri Bala: “Një person i armatosur me kallashnikov në bankë, në çfarëdo lloj momenti, do të jenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë që duhet të, duhet të neutralizojë.

Në të tilla atentate, jam i mendimit që këtu veprojnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që janë të specializuar për të neutralizuar të tillë lloj grupi dhe jo një polic me armë ku ka katër veta përballë që janë me kallash, se i bie t'i bëjmë të gjithë policët martirë. Dhe nuk është ky qëllimi  i aksionit.

Nuk mund të shkojnë dy policë në bankë te një njeri që është me kallash.  Pra ti je me llastiqe, ai është me kallash. Kjo nuk përbën logjikë. Pavarësisht qëllimit të atij, se këta nuk janë psikiatër, që të bëjnë një analizë se çfarë qëllimesh kishte ai që do grabiste bankën, as sepse po e bënte. Në një moment dobësie psikologjike mund të godiste njerëz brenda bankës, jashtë apo kudo, mund të eliminonte dhe policët.  Kështu që në gjykimin tim, të dyja rastet lënë për të dëshiruar. Ama rasti i dytë është më specifik dhe nuk mund ta krahasojmë me rastet e tjera sepse është një goditje e organizuar, një bandë që herë thoshin që është profesioniste, herë thonin nuk ishte profesioniste, jo i ra arma.

Ama e vetmja gjë që u saktësua nga pamjet filmike është se atentatorët nuk ishin të frikësuar. Pra qëllimin që kishin nisur, do e çonin deri në fund.

Artan Hoxha: A ishin profesionistë apo amatorë e dallon fakti. Ata (autorët e atentateve) kanë nja 4 muaj e nuk kanë asnjë gjurmë, ky i shkreti nuk dinte të dilte nga banka.

... 

Anri Bala: I kanë mjetet por nuk kanë vullnet, një pjesë janë ortakë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco